INUK-u shemb ndërtesën 4-katëshe në Shkozet

58

ndertime-pa-leje-009INUK-u prishi sot ndërtesën 4-katëshe në rrethrrotullimin e Shkozetit. Operacioni për prishjen e objektit të paligjshëm nisi rreth orës 10:00 me krijimin e hapësirës së sigurisë, vendosjen e shiritave rrethues si dhe largimin e banorëve.

Pas kësaj mjetet e rënda të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nisën punën për rrëzimin e objektit të paligjshëm që zgjati rreth një orë. Aksioni i INUK u krye në mirkuptim të plotë me banorët.

Të gjitha veprimet e grupeve të gatshme, inspektorëve të terrenit u kryen konform ligjit, duke zbatuar me rigorozitet rregullat e sigurimit teknik dhe në prani të mediave që ndiqnin nga afër aksionin.

Prej dy ditësh INUK-u u angazhua në një operacon për prishjen e rreth 30 objekteve në Shkozet për lirimin e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve për vazhdimin e punimeve në bypass-in e Durrësit nga firma e ndërtimit që i realizon ato.INUK

Operacioni do të vazhdojë deri në shembjen e plotë të objekteve të listuara për t’u prishur.

Veprimet në terren të INUK drejtohen nga Kryeinspektori, Zyhdi Dajti. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar operon në këtë zonë në bazë të një plani veprimi për verifikimim, dokumentimin e prishjen e ndërtimeve të paligjshme, dhe në përmbushje të angazhimit të qeverisë për zbatimin me vendosmëri të ligjit për çlirimin e hapësirave urbane dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.