Ibrahimoviç i plotëson dëshirën vogëlushit me leucemi

51

ibraSulmuesi me prejardhje boshnjake, Zlatan Ibrahimoviç, ka pranuar që t’i plotësoj dëshirën e fundit djaloshit boshnjak, Hajrudin Kamenjas, i cili është i sëmurë me leucemi, dhe doktorët i kanë dhënë vetëm edhe një muaj jetë.

Kamenjasi, ditë më parë kishte thënë se dëshira e tij e fundit në këtë botë është që ta takoj sulmuesin e PSG-së, Zlatan Ibrahimovic.

Nëna e tij Amela Kamenjas u ka thënë gazetave suedeze së dëshiron që tani djali i saj të vdes në shtëpi, por jo para se t’ia plotësoj ëndrrën për ta takuar Ibrahimoviçin.

Ajo ka rrëfyer se djali i saj e thërret atë “Ibrakadabra”, dhe në internet gjithmonë shikon për lajmet e fundit për të.

Ngjarja e Hajrudinit ka zënë vend nëpër gazetat më prestigjioze, në Bosnje, Kroaci, Francë, Itali dhe Suedi. Ndërsa dëshira e tij e fundit më në fund ka arritur edhe te Ibra përmes organizatës humanitare, “Light of Tomorrow”.