Përveçse kërkoi ndihmë, ai donte të bënte edhe një denoncim, për faktin se po privohej nga auto-erotizmi në shtëpinë e tij.
“Jam i lodhur dhe i inatosur. Nuk është e mundur që gjithmonë që hyj në një film pornografik, kompjuteri im merr një virus dhe nuk hapet më. Çdo javë shpenzoj 200 euro për teknikun që më rregullon kompjuterin”.
“Femrat janë gjëja më e bukur në jetë, nuk mund të bëj pa to. Sigurisht nëse do të gjeja një shoqe nuk do të shqetësohesha për këto gjëra dhe do të kurseja paratë për teknikun e kompjuterit”, ka deklaruar ai duke buzëqeshur.
Karabinierët bënë të ditur se e patën shumë të vështirë t’ia shpjegonin 70-vjeçarit se është e pamundur të denoncohen viruset që mund të prekin kompjuterin.
Ndërsa, plaku u tha: “Mirë do të shkoj sërish tek tekniku, nuk rezistoj dot pa seks, është pasioni im më i madh”.