Homazhet në nderim të Ponit, Berisha, Humbëm një zë të fuqishëm

49

homazhetDeputetë të Kuvendit, qytetarë të shumtë, kolegë, miq, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, po zhvillojnë homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar, në nderim të ish-zëvendësministrit të Brendshëm, Ferdinand Poni, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 49-vjeçare, pas një ataku kardiak. Homazhe zhvilloi edhe ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga grupi parlamentar i  Partisë Demokratike.
Berisha i shprehu ngushëllime familjes dhe miqve për humbjen para kohe të Ponit.  ”Poni kishte kontribute të rëndësishme për Partinë Demokratike, shoqërinë shqiptare dhe vendin në tërësi. Ferdinand Poni ishte modeli i zyrtarit të përkushtuar, efiçent, që punoi me vendosmëri të madhe, avokat i pamposhtur i PD-së, demokratëve, programit dhe vlerave”, deklaroi ish-kryeministri Berisha.
Ai tha z.Poni, ishte autori i modernizimit të sistemit të identifikimit të shqiptarëve. “Vendosi sistemin më modern. Ju garantoj se kjo është vetëm njëra anë. Ai dha kontribut të vyer në të gjitha fushat, decentralizimit, qeverisjes vendore, zgjedhjeve. Ishte një zë i fuqishëm dhe i ditur. Vërtet u largua nga ne shumë para kohe, në kulmin e energjive, por na la një trashëgimi, e cila do mbahet mend”, tha Berisha.