Hapen negociatat BE-Serbi, protestojnë shqiptarët në Bruksel

60

protest_673392709Serbia ka hapur sot negociatat me BE-në për anëtarësimin në union. Në Këshillin e BE-së në Bruksel po mbahet një konference e ndërqeveritare, ku Serbia prezantohet me IviCa Daçiç dhe zv.kryeministri Aleksandar Vuçiç, ministri i Integrimit Evropian, Branko Ruziç dhe kreu i ekipit negociator, Tanja Misçeviç.

Ndërsa BE përfaqësohet nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos dhe komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule. Takimi i sotëm është më shumë ceremonial.

Gjatë takimit Fule ka prezantuar strukturën dhe platformën e negociatave. Pani parashikon plotësimin e të gjitha reformave të kërkuara si dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën.

Por, ndërkohë që Brukseli i ka hapur dyert Serbisë, shqiptarët kanë mbajtur një protestë kundër këtij zhvillimi. Një ditë para mbajtjes së kësaj konference rreth 200 përfaqësues të komunitetit shqiptar në Bruksel protestuan të hënën përpara ndërtesës së Shërbimit të Jashtëm Europian kundër anëtarësimit të Serbisë.

Duke e konsideruar Serbinë përgjegjëse për luftërat në Ballkan, pjesëmarrësit u shprehën të zhgënjyer ndaj Bashkimit Europian që nxiton të anëtarësojë Beogradin pa respektuar kushtin paraprak të njohjes së Kosovës dhe pa kërkuar as falje për genocidin e kryer gjatë viteve 1998-1999, kur ende nuk janë gjetur trupat e 1800 të zhdukurve.

Edhe pse u theksua se shqiptarët janë popull pro evropianë, u hodhën parruga në shqip dhe frëngjisht duke kritikuar qasja e BE-së, e cila ndryshe nga parimet mbi të cilat u themelua, mban pranë ekzekutuesit duke diskriminuar viktimat, pasi nuk lejon nisjen e procedurave për kandidaturën e Kosovës dhe pengon në Ballkan vetëm kosovarët  që të lëvizin lirshëm në BE.