Por, i menjëhershmë ishte dhe reagimi i palës shqiptare, e cila ndryshe nga herët e tjera, iu kundërpërgjigj Greqisë me reciprocitet, duke bllokuar të gjithë shtetasit grekë që nuk kishin ftesë për në Shqipëri.
Vetëm pak orë pas kësaj kundërpërgjigje, pala greke u tërhoq nga bllokimi dhe lejoi kalimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Gjithçka ka nisur në orët e para të së mërkurës, kur Policia Greke në Kakavijë e Kapshticë ndaloi kalimin
e të gjithë shqiptarëve që nuk ishin paisur me leje qëndrimi për në shtetin grek.
Raportohet se si justifikim është nxjerrë mungesa e sasisë së nevojshme të parave, por jo pak raste është permendur dhe kisha e Përmetit, duke bërë të ditur se qellimi i urdhërit lidhet pikërisht me ngjarjet e fundit të Përmetit.
Pas vendosjes së reciprocitetit, ishin te pakten 260 shtetas shqiptarë që ishin refuzuar në Kakavijë, rreth 100 në Kapshticë, ndersa pala shqiptare kishte refuzuar futjen e 17 shtetasve greke si dhe një autobus me targa greke, por pa pasagjerë.
Bllokimi i kufirit mes Shqipërisë e Greqisë u pasqyrua dhe në mediat ndërkombëtare, teksa italiana “TGCOM” raportonte për mbylljen e kufirit mes dy shteteve.
Ndërkaq, lidhur me situatën e krijuar në kufi, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Llesh Kola thirri në një takim Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas.
Lidhur me shqetësimin mbi kthimet e qytetarëve shqiptarë nga autoritetet policore greke në pikat e kalimit kufitar, ambasadori Rokanas informoi se duke filluar nga dita e sotme situata po normalizohet dhe fluksi i qarkullimit do të rikthehet në standardet normale të sezonit.
Ai siguroi angazhimin e tij për ndjekjen e kësaj çështjeje, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.
Burime të mirëinformuara në Athinë tregojnë se mes Edi Ramës dhe Athinës për çështjen e toponimeve, si edhe për krizën në Përmet ka patur nje komunikim intensiv.
Kryeministri i ardhshem i Shqipërise i ka kerkuar mikut te tij te majte Venizellos ne Ministrine e Jashtme heqjen e kufizimit per shqiptaret, deri ne fund te shtatorit per ta zgjidhur pastaj perfundimisht kete problem ne rruge bilaterale. Dhe pala greke ka mbajtur fjalen, deri kur kriza e Permetit ka risjelle ne skene fantazmen e toponimeve, diten e mbremshme e sot paradite, kur perseri sipas te njejtave burime, zoti Rama ka komunikuar me Athinen.
Eshte e konfirmuar se rikthimi i normalitetit ka ardhur fale ketij komunikimi. Nga ana tjeter Edi Rama nuk ka dhene asnje deklarate per çeshtjen e krizes ne Permet, por burimet e Top Channel prane qeverise se re tregojne se Kryeministri i ri dhe ministri i Jashtem Ditmir Bushati jane te angazhuar per zgjidhjen e ketij problemi.
Mesa duket edhe dialogu i hapur nga kryebashkiaku socialist me perfaqesuesit e kishes eshte produkt i planit Rama – Bushati per zgjidhjen e ketij problemi.