Greqi, rikthehet ushtria në monitorimin e kufirit greko-shqiptar

52

kufi greqiMinistria e Mbrojtjes greke do të fillojë monitorimin e kufirit shqiptaro-grek nga forcat e armatosura të ushtrisë që prej datës 1 janar 2014.

Ministria e Mbrojtjes greke njofton se pas ngjarjeve të kohëve të fundit në Prespë, ku një polic grek dhe dy shtetas shqiptare humbën jetën gjatë një përleshjeje të armatosur, por edhe tentativat e njëpasnjëshme të narkotrafikanteve në pika të tjera të kufirit dypalësh, Athina zyrtare vendosi të dërgojë ushtrinë për monitorimin e kufirit.

Burime pranë kësaj ministrie, tregojnë për “Top Channel” se, forcat ushtarake fillimisht do të vendosen zonën e Prespës, ku do të hapen së shpejti dy posta vrojtimi dhe brenda pak ditësh, pika të ngjashme do të ngrihen në të gjithë vijën kufitare prej afro 600 kilometrash.

Ndonëse ende nuk sqarohet mënyra e funksionimit të pikave në fjale, burimet shpjegojnë se roli i ushtrisë do të jetë i kufizuar. Informacionet që do të grumbullohen prej postave kufitare do t’i përcillen në kohë reale patrullave të policisë, të cilat do të veprojnë në terren për asgjësimin e bandave kriminale.