“Tetë pakistanezë dhe dy afganë mungonin pas apelit të kryer sot, ndërsa 14 emigrantë të tjerë të arratisur nga Pakistani, Afganistani dhe Bangladeshi u kapën sërish”, njoftoi policia.
Përleshjet ndodhën gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në kampin e refugjatëve Amygdaleza afër Athinës, ku mbahen rreth 1.200 emigrantë, kryesisht aziatikë, nën mbikëqyrjen e policisë.
“Pa provokimin më të vogël nga ana e gardianëve, refugjatët u vunë flakën dysheqeve dhe vendstrehimeve të tyre duke hedhur gura dhe objekte të tjera drejt forcave speciale të ardhura menjëherë në vendngjarje”, citon një komunikatë e policisë.
Trazirat filluan pasi emigrantët u informuan se kohëzgjatja maksimale e qëndrimit në kamp do të ishte 18 muaj.