“Për herë të parë, ne do të shohim detin të na rrethojë”, thote për “Figaro”, Laurent Beauvais, presidenti i rajonit Basse-Normandie.
Ishulli në Normandi është i famshëm për manastirin e tij, që daton qysh prej shekullit të 11, dhe ka një rëndësi historike strategjike teksa tërheq rreth tre milionë turistë në vit. Prej disa muaj ishulli ishte i lidhur me territorin nga një rrugë. Tashmë një projekt rinovimi do të fillojë në fshat, ku rruga e zhdukur pritet të zëvendësohet me një urë.