“Kjo do t’i mundësojë opercioneve detare të BE-së kundër trafikantëve në Mesdhe të kryejnë kontrolle, të ndalojnë ose edhe të kthejnë anijet e dyshuara se shërbejnë për trafikimin e qenieve njerëzore, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare”, njoftoi Këshilli i BE-së në një komunikatë.
Anijet luftarake evropiane mundet gjithashtu të procedojnë edhe me arrestime, por me kusht që të mos hyjnë në ujërat territoriale libiane, sipas burimesh evropiane.
Gjatë një mbledhjeje të ministrave sot në mëngjes në Bruksel, 28 shtetet anëtare të BE-së vlerësuan se kushtet janë të favorshme për të kaluar në fazën e dytë të operacionit “EU Navfor Med” që ka filluar në fund të muajit qershor në detin Mesdhe.