Elbasan, shkarkohen 19 shefa sektorësh dhe oficerë policie

71

policia-elbasanJanë shkarkuar sot nga detyra 19 oficerë policie në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, ndërmjet tyre edhe shefa sektorësh e seksionesh.

Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, shkarkimet kanë ardhur pasi emërimet e tyre janë bërë jashtë kritereve të ligjit për Policinë e Shtetit.

Në radhët e të shkarkuarve, është edhe shefi i Komisariatit të Policisë së Librazhdit, Agim Harizaj, i cili është zëvendësuar, po sot, nga Gramoz Dafku.

Mësohet se i shkarkuar është edhe Erjon Ismaili, shef i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, shefi i Sektorit të Rendit në Drejtorinë e Policisë Elbasan, Dhimitër Gjika, Shefi i Policimit në komunitet, Ndriçim Matraxhiu, Shefi i sektorit të Antikorrupsionit, Fitim Musaj, shefi i Sektorit të qarkullimit rrugor, Avdi Alucaj, dhe një sërë oficerësh policie.