85-vjeçari ishte dënuar me burgim të përjetshëm pas grushtit të shtetit të shkurtit 2011, që solli edhe fundin e regjimit të tij autoritar 32-vjeçar.
Mubarak do të ndiqet në gjendje të lirë edhe për rolin e tij në vrasjet e ndodhura në protestat mbarëkombatare kundër regjimit të tij, kur 860 persona humbën jetën në përplasjet me policinë, sipas statistikave zyrtare.
Një kthesë e tillë dramatike, në një kohë kur vendi është i përfshirë në protesta të reja të përgjakshme për shkak të heqjes nga detyra të presidentit Morsi, më parë gjatë korrikut, rrezikon të fuqizojë tensionet në vend.
Gjatë regjimit të Mubarakut, Vëllazëria Muslimane ishte e nxjerrë jashtë ligjit dhe ai konsiderohet si një figurë e urryer, prej shumicës muslimane të popullsisë dhe mbështetësve të Vëllazërisë e partive salafiste në vend, të cilat janë ngritur në protesta pas heqjes nga detyra prej ushtrisë, të pasardhësit të zgjedhur me votë të Mubarakut, presidentit Mohammed Morsi.