Sipas Thaçit dhe Dacicit, nuk është arritur marrëveshja për gjykatat dhe asosacionin e komunave serbe.
Kështu ka pohuar edhe kryeministri i Kosvës Hashim Thaçi në rrjetin social facebook, duke thënë se nuk ka marrëveshje përfundimtare dhe se takimi i radhës do të jetë me 12 shkurt.
“Sapo u përmbyll takimi në Bruksel. Diskutuam për implementimin e marrëveshjes për drejtësi në veri. Ka progres, por pa marrëveshje përfundimtare. U dakorduam që takimi tjetër të mbahet me 12 shkurt në Bruksel”, ka shkruar Thaçi.
Ky është takimi i 21-të mes dy kryeministrave dhe i pari këtë vit, ndërsa raund i ri i dialogut do të mbahet më 12 shkurt.