Deputetja Flora Brovina tregon fotografinë tronditëse

67

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina do të dëshmojë për krimet serbe në Kosovë. Flora Brovina, posedon një dëshmi dhe do të paraqesë një foto ku shihet një grua duke u përdhunuar nga serbët

Në po këtë foto, prapa gruas ku po përdhunohet janë familjarët e saj. Ata janë të lidhur dhe prapa tyre ndodhet një ushtar që i ka drejtuar atyre tytën e automatikut.

Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe i njeh ata që e kanë dhunuar,

“Një prej formave të gjenocidit është dhunimi i familjes. Duke dhunuar grua. Këtu janë familjarët dhe ushtarët serbë duke e dhunuar gruan dhe këto janë familjarë. Këtë fotografi nuk është se e ka njohur UNMIk dhe EULEX. E kam gjeturnga aktivistë të të drejtave të njeriut. Gruaja është e gjallë. E njoh gruan kush është” tha Brovina ne nje prononcim per median.

Brovina ka thënë se askush deri më tani nga Prokuroria Speciale nuk i ka intervistuar këto viktima të dhunës seksuale.

“As mua nuk me kanë marrë në pyetje” u shpreh ajo.

Ajo nuk ka dhënë detaje se në cilin vend ka ndodhur ky rast pasi sipas saj duhet ruajtur privatësia. “Gruaja është 50 vjeçare kur ka ndodhur ka qenë 35 vjeçare. Tani është zgjuar vetëdijesimi institucional që për këto viktima të ngritën aktakuza. Serbia është fajtorja. Rasti në fjalë është një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serb që dëshmon aktin, mënyrën se si i kanë dhunuar gratë. Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serb”, tha ajo.

Kuvendi i Kosovës sot ka nisur seancë plenare ku do të votohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.