Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ndërsa e ka cilësuar 2013-ën si një vit të vështirë për ekonominë e vendit theksoi se defiçiti dhe borxhi publik gjatë këtij viti pati rritje të ndjeshme.
Sipas Fullanit Prodhimi i Brendshëm Bruto ka rënë me 2.3 përqind në tremujorin e tretë të vitit, ndërsa shtoi se gjendja financiare e sipërmarrjeve mbetet e vështirë.
“Viti 2013 ishte një vit i vështirë për ekonominë shqiptare. Deficiti dhe borxhi publik u rri ndjeshëm. Zgjedhjet e 23 qershorit paraqitën një moment pasigurie për biznesin.Sistemi bankar vazhdon të jetë i qëndrueshëm, pavarësisht nga rritja e kredive të këqija. Inflacioni vjetor ka qëndruar me 1.5 për qind. Sipas tij, Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 2.3 % gjatë 3 mujori të tretë të vitit 2013”, tha Fullani.
Ai gjithashtu ka theksuar se gjatë 2013-ës janë rritur shpenzimet buxhetore, ndërsa çmimet e shportës mbeten ende të larta.
Ndërkohë për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë viti 2014 duhet të jetë një pikë kthese për ekonominë e vendit, me politika stimuluese dhe duke vijuar me reformat strukturore.