Përmes një postimi në “Facebook”, Braçe tha se armët në burg janë futur përmes një frigoriferi. Ai kërkoi nga Berisha dhe Halimi që të heshtnin për këtë çështje dhe të ndalnin akuzat ndaj qeverisë.
“Armët janë futur në burg më 16 qershor 201, një javë para zgjedhjeve të qershorit, përmes një frigoriferi që është vendosur në qelinë e një prej të burgosurve përjetë”, shkruan Braçe.
“Berisha dhe Halimi duhet të heshtin për këtë ngjarje. Ky i fundit madje duhet të përgjigjet penalisht në cilësinë e ish-ministrit të Drejtësisë”, vijon Braçe.