Policia: Muhaj informonte për parcelat me hashash ndaj u vra

Shtetasi Alket Muhaj mund të jetë vrarë pas informonte strukturat e policia për parcelat e mbjella me kanabis.

Sipas burimeve jo zyrtare, Muho informonte strukturat në Tiranë në lidhje me parcelat, pasi nuk gjente më mbështetjen e policisë lokale të Tepelenës.

Burime pranë grupit hetimor thanë për Ora News se disa kohë më parë, ai ka informuar SHÇKB-në e Tiranës lidhur me disa parcela me hashash. Pas kësaj, SHÇKB e Tiranës, më 4 shtator, ka informuar policinë lokale për të ndërhyrë në vendin e sinjalizuar.

Këta të fundit kanë ndërhyrë dhe kanë asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike, me rreth 4.800 bimë. Aksioni u ndërmor në fshatin Gllave, shumë pranë fshatit Rabije ku u gjet i vrarë 43 vjeçari.

Ai u gjet mëngjesin e sotëm në mes të pyllit nga një bari i zonës, i cili ka lajmëruar policinë.

Trupi i pajetë i 43 vjeçarit është gjetur rreth orës 5 e 30 minuta të mëngjesit të sotëm në fshatin Rabie të Memaliajt.

Viktima jetonte në fshatin Rabie bashkë me gruan dhe me dy fëmijët, ndërsa prindërit e tij jetonin në Patos të Fierit .Trupi i tij është çuar në spitalin e Fierit, ku edhe do të bëhet ekspertiza.

Njoftimi i Policisë

Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj.

Menjëhere pas marjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Zona e Plepave më e ndotura e bregdetit shqiptar

Zona pas kanalit në Plepa është klasifikuar si një nga pikat më të ndotura, sipas raportit të cilësisë së ujrave bregdetare gjatë vitit 2017.

Ndotja vjen për shkak të shkarkimeve të ujrave të zeza. Mbetjet krijohen nga niveli i lartë i azotit në ujë. Në këtë mënyrë, deti pastron veten.

Edhe një turist polak u bë pjesë e këtij shqetësimi: “Është e tmerrshme si dhe e rrezikshme për njerëzit. Dje u ndjeva vërtet keq, më dhimbte stomaku. Në shumë qytete të botës, për vende të tilla ka tabela informuese”.

Raporti i cilësisë së ujrave bregdetarë në 102 stacione monitorimi në plazhet kryesore shqiptare të Adriatikut dhe Jonit, vlerësoi se në 3% të plazheve duhet të ishin marrë masa të menjëhershme, për shkak të ngarkesës së lartë bakteriale.

Por, ndotja e ujrave shpesh e ka origjinën edhe nga ajri, nga aktivitetet e anijeve dhe trageteve që emetojnë sasira të mëdha azoti dhe fosfori. Sipas raportit, duhet të ishte ngritur një grup pune për këto raste, si dhe të vendoseshin tabela informuese për cilësinë e ujrave. Por, në një nga pikat më të ndotura të monitoruara, asnjë nga këto masa nuk është marrë.

Pika kyçe në cilësinë e ujrave bregdetare janë edhe impiantet e trajtimit të ujrave urbane.

“Ujrat e zeza, pasi hynë në stacionin e pranimit, trajtohen. Pra, largohen mbeturinat, largohet rëra, largohet edhe fosfori. Këtu i japim oksigjen mikroorganizmave që të mos ngordhin dhe kështu llumi nga vetë fjala aktiv vazhdon trajtimin e vet biologjik duke shkuar te dekantuesi sekondar, ku bëhet ndarja e ujit të pastër nga ai i ndotur. Në temperaturë 29 gradë, ky ujë ngrohet dhe prodhon biogazin”, shpjegon drejtori i impiantit të trajtimit të ujrave në Durrës.

Por jo të gjitha kanalizimet e ujrave të zeza janë të lidhura me këtë impiant. Përgjatë plazheve të Durrësit, ashtu si te Plepat, ujrat e ndotura shkarkohen ende në det, duke e renditur këtë zonë në mesin e plazheve të rrezikshme.

Panucci: Skuadra ndihet mirë

epa06096092 Italian Christian Panucci during a press conference in Tirana, Albania, 19 July 2017. Christian Panucci was named as head coach of the Albanian national team with a two-year contract to lead the Albanian team during the qualifying for the 2018 World Cup. EPA/Malton Dibra

epa06096092 Italian Christian Panucci during a press conference in Tirana, Albania, 19 July 2017. Christian Panucci was named as head coach of the Albanian national team with a two-year contract to lead the Albanian team during the qualifying for the 2018 World Cup. EPA/Malton Dibra
Trajneri italian i kuqezinjve, Christian Panucci doli sot në një konferencë për shtyp, ku foli për gjendjen e skuadrës para startit të këtij kompeticioni, por edhe padinë ndaj ish presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Pse e keni hedhur në gjyq presidentin Nishani? A jeni konsultuar me Dukën për këtë?
Çdo gjë ka vetëm një shpjegim, njerëzit duhet të tregohen të edukuar dhe të flasin me korrektesë për sa i përket deklaratave. Këto janë punët e mia, nëse jam konsultuar apo jo me presidentit.

E keni ndarë mendjen për formacionin, apo ende ka dilema?
Skuadra ndihet mirë, kemi punuar mirë. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të përballuar një ndeshje të plotë, ndaj e kam më të lehtë ndërtimin e formacionit.

Keni deklaruar që do të luajnë lojtarët me më shumë minuta, por keni thirrur edhe lojtarë që nuk kanë minuta. Janë zgjedhje teknike? Pse nuk janë Kaçe dhe Ramadani?
Natyrisht që për shkak të emergjencës, kam thirrur edhe lojtarë me pak minuta. Për sa i përket, Bashës, Lilës dhe Ramadanit, unë kam zgjedhur eksperiencën. Kaçe nuk ka luajtur shumë kohët e fundit.

A janë Izraeli dhe Skocia ndeshjet që vendosin të ardhmen tuaj?
Kjo nuk është një pyetje për mua, unë jam këtu për të përgatitur skuadrën. Është pyetje për presidentin.

A do ta shohim nesër Shqipërinë e vërtetë?
Uroj që të kthehemi te loja e mirë dhe mbi të gjitha të fitojmë. Jemi përgatitur shumë këtë.

Keni përdorur 8 formacione të ndryshme në 8 ndeshje, do shohim sërish një formacion ndryshe nesër?
Do të shohim nesër kush do të zbresë në fushë. Kemi punuar me lojtarët me eksperiencë, por vetëm nesër do të shohim se çfarë do të ndryshojë në formacionin e Shqipërisë.

Ndeshjet e fundit skuadra ka pësuar 7 gola, mendoni se është klima e duhur për një ndeshje të rëndësishme?
Në dy ndeshjet e fundit kemi testuar lojtarë të rinj. Me rikthimin e titullarëve, do të kemi një komportim më të mirë në fushë.

Qaka dhe Ramadani mungojnë. Mund të themi se nuk e kaluan testin?
Për momentin kam grumbulluar lojtarë me eksperiencë. Ata vazhdojnë të jenë në planet e mija.

Keni diskutuar me kolegët italianë, për dy ndeshjet e fundit të Izraelit kundër Italisë?
Kemi pak informacion. Nuk kam biseduar me kolegët, por kam parë dy videot e ndeshjes me Shqipërinë. Nuk është e njëjta skuadër dhe kemi pak informacion në lidhje me këtë.

Të hënën Shqipëria do të ndeshet me Skocinë, çfarë mendimi ka Panucci për kombëtaren skoceze? Çfarë mbani mend nga goli juaj në Skoci?
Respekt për punën tuaj, por ne kemi Izraelin përpara, pastaj Skocinë. Do të filloj të mendoj të shtunën për Skocinë dhe mund t’iu them gjithçka.

Njihni futbollistë të Izraelit?
I njoh sepse i kam studiuar. Zahev është një lojtarë i mirë. Është futbollisti i mesfushës me shumë me eksperiencë, Natcho. Edhe prapa kanë futbollistë të fortë. Kam punuar shumë dhe i njoh të gjithë. Ne shpresojmë në rezultat pozitiv.

Keni dëgjuar për trajnerin e Izraelit?
E njoh trajnerin e Izraelit, që në SHBA, por me ekipin olimpik. Do t’i uroj shumë sukses për ndeshjen e tij të parë.

BE: I kemi kërkuar Italisë paraburgimin për emigrantët në rast nevoje

Emigrantët që zbarkuan nga anija “Diciotti”, 50 të tillë që tashmë rezultojnë të arratisur pas transferimit të tyre në qendrën “Rocca di Papa” të Romës, “mund të ishin mbajtur në qendra paraburgimi për të evituar largimin e tyre”.

Kjo është deklarata e zëdhënësit të Komisionit të Bashkimit Europian për Emigracionin, Tove Ernst.

“Kemi qenë të qartë kur theksuam se, nëse nevojitet, paraburgimi mund të shfrytëzohet për të lehtësuar dhe përshpejtuar identifikimin e emigrantëve dhe për të shmangur arratisjen e tyre”, shton më tej ai.

Në reagimin e tij, Ernst ka sqarur më tej edhe rregullat e Bashkimit Europian.

“U kemi kërkuar të gjitha shteteve anëtare, përfshi Italinë, të ngrejnë qendra pritjeje të përshtatshme, të cilat përfshijnë edhe ambiente paraburgimi. Kur bëhet fjalë për të parandaluar fshehjen e personave të caktuar, atëherë edhe paraburgimi është opsion, edhe në rastet kur ata kanë marrë një urdhër riatdhesimi apo gjatë procedurave të azilit, me qëllim që t’i plotësojnë deri në fund ato. Ua kemi kërkuar këtë gjë të gjitha vendeve anëtare, përfshi Italinë”, tha ai.

Lexo edhe:
Itali, zhduken 50 emigrantë të anijes “Diciotti”. Salvini: A nuk i kisha rrëmbyer unë?

Një ditë më parë, 50 emigrantë të anijes “Diciotti” u zhdukën. Disa u larguan nga qendra “Rocca di Papa” përpara se të niseshin drejt dioqezave mikpritëse, ndërsa të tjerë humbën gjurmët me të mbërritur në qendra të ndryshme të “Caritas”-it.

Selia e kryeministrit, “Viminale” sqaroi se “bazuar në ligj, këta persona janë të lirë të lëvizin, kështu që nuk i janë nënshtruar mbikëqyrjes së shtetit”, ndërkohë që Salvini nuk nguroi të bëjë ironinë e radhës: Po, a nuk i kisha rrëmbyer unë?

KAS-i, nuk do të jetë më shkalla më e lartë për gjykimin e çështjeve sportive

Gjykata e Apelit në Bruksel ka tronditur botën e drejtësisë sportive. Ajo ka vendosur së fundmi se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i njohur ndryshe si KAS i Lozanës, nuk do të ketë më ekskluzivitetin për të qenë shkalla më e lartë e gjykimit të një çështjeje sportive.

Gjithçka me sa duket ka ardhur pas një çështjeje të ngritur nga një klub zviceran, i cili është ankuar për UEFA dhe FIFA, të cilët nuk i lejuan një aksioner të tretë. Por së fundmi as FIFA dhe as UEFA apo ndonjë federatë kombëtare, nuk do të jetë e mundur që të sanksionojë vendime të ndryshme në bazë të rregullave apo vendimeve të gjykatës së arbitrazhit sportiv të KAS-it të Lozanës, i cili deri më sot ka qenë një organ i vetëm që merrte vendime ligjore për çështjes sportive.

Ky ndryshim për të shfuqizuar KAS-in do të ketë një efekt shumë të madh për një sërës çështjes, por për vendin tonë sigurisht që ky është një lajm i mirë për Skënderbeun, i cili vazhdon betejën ligjore me UEFA-n për penalizimin nga aktivitetet europiane për 10 vitet e ardhshme, për dyshime për fiksim rezultatesh. Për momentin çështja mbetet në Arbitrazhin Sportiv të Lozanës dhe nuk është zhvilluar asnjë seancë, por sipas ndryshimeve më të fundit të Gjykatës së Apelit në Bruksel, çdo gjykatë kombëtare, pra gjykata shqiptare në këtë rast, mund të marrë në shqyrtim një çështje të tillë sportive.

Veç çështjeve të futbollit KAS i Lozanës është një nga organet më të larta që ka vendosur deri më tani për të gjitha çështjet e dopingut të sporteve të ndryshme duke patur një ekskluzivitet, i cili edhe për këtë pjesë me sa duket do t’i hiqet.

2018-ta cilësohet si viti i vdekjeve në Japoni

A mother and her daughter offer prayers for victims of the March 11, 2011 earthquake and tsunami disaster at a seaside which was damaged by the disaster in Iwaki, Fukushima prefecture, March 11, 2012, to mark the first anniversary of the earthquake and tsunami that killed thousands and set off a nuclear crisis. REUTERS/Kim Kyung-Hoon (JAPAN - Tags: ANNIVERSARY DISASTER)

A mother and her daughter offer prayers for victims of the March 11, 2011 earthquake and tsunami disaster at a seaside which was damaged by the disaster in Iwaki, Fukushima prefecture, March 11, 2012, to mark the first anniversary of the earthquake and tsunami that killed thousands and set off a nuclear crisis. REUTERS/Kim Kyung-Hoon (JAPAN – Tags: ANNIVERSARY DISASTER)
Mbi 360 është numri i personave që kanë humbur jetën prej 18 qershorit të këtij viti, ku vendi u godit nga një tërmet në Osaka me magnitudë 6,1. 4 persona humbën jetën, e mbi 400 të tjerë rezultuan të plagosur nga shembja e disa objekteve.

Vala e të nxehtit këtë verë raportohet që të ketë marrë të paktën jetët e 116 personave.

Por akoma edhe më shumë persona kanë humbur jetën për shkak të motit të keq. Në muajin korrik reshje e shiut, jo të zakonshme shkaktuan përmbytje në disa zona të vendit. Duke shkaktuar vdekjen e 221 personave.

Ndërkohë që vendi dy ditë më parë u godit nga tajfuni “Jebi”. duke shkaktuar vdekjen e 11 personave, e plagosjen e të paktën 300 të tjerëve, si edhe paralizimin e fluturimeve ajrore në disa zona.

Katastrofa më e fundit është shënuar mëngjesin e sotëm në Japoni, teksa ishulli i Hokadios në Japoni u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7. Të paktën 8 persona numërohen të vdekur deri tani dhe 40 rezultojnë të humbur.

Operacioni në bashkëpunim me DEA-n, bllokohen 5 mln asete të një grupi kriminal

Policia bën të ditur se është vendosur sekuestro preventive për llogaritë bankare dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të shtetasve Arjan Ndoci, Julian Deblini (Bedlini) dhe familjarëve të tyre.

Asetet e bllokuara nga Task Forca Speciale:

• 3 bankave të nivelit të dytë, te disa llogarive bankare me nje sasi të konsiderushme eurosh.

• Kuotat dhe aksionet e 1 shoqerie tregtare me aktivitet ne fushen e ndertimit.

• 1 Njesie Banimi në pallat

• 8 apartamente, me nje siperfaqe ndertimi 905 metro katror.

• 2 njesi tregtare (dyqane) me nje siperfaqe prej 280.4 metro katrore.

• 4 garazhde ne total siperfaqe 60 metro katror.

• 3 automjete te tipeve dhe llojeve te ndryshme.

Shuma e aseteve te sekuestruara në kuadër të operacionit, e përllogaritur me çmimin e tregut, kap vlerën prej 5 milion Eurosh.

Sipas deklaratës së Policisë së Shtetit gjithçka ka nisur pasi autoritetet policore spanjolle në bashkëpunim DEA dhe EUROPOL kanë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptarë: Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin dhe shtetasit Julian Deblini (Bedlini), vjec 35, lindur dhe banues në Lezhë.

Ata akuzohen për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, pas kapjes së një sasie prej 1.000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1.550.000 Euro cash. Policia thotë se këta 2 shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikes Latine në drejtim te Europës.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe agjencitë ligj zbatuese amerikane dhe spanjolle, po vijojnë veprimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal si dhe për pasuri të tjera, të luajtshme apo të paluajtshme, llogari bankare, të dyshuara me prejardhje kriminale në shtete të ndryshme, ku është zhvilluar ky aktivitet kriminal.

Humbi të atin nga kanceri, Anila Basha i dhuron karrocën Onkologjikut

Dy javë më parë, gazetarja Anila Basha humbi të atin, në betejën e stërmundimshme 4-vjeçare me sëmundjen e kancerit.

Pavarësisht dhimbjes, ajo ka gjetur forcë dhe sot bashkë me të ëmën, Lirien, ende nën veshjen e zisë kanë shkuar te Onkologjiku për një arsye tejet domethënëse.

Nënë e bijë kanë marrë karrocën e të ndjerit të tyre Aristotel për ta dhuruar për dikë tjetër në nevojë.

“Këtë karrocë e blemë dy ditë para se im atë të ndërronte jetë. Kemi vendosur t’ia dhurojmë sot pavionit të kimioterapisë, këtij pavioni ku ecejaket tona kanë qenë të shumta në katër vite me radhë e na kanë bërë të kuptojmë sa e shtrenjtë është jeta dhe sa shumë luftojnë këta pacientë me sëmundjen e stërmundimshme. Sigurisht, kjo karrocë nuk do zgjidhë nevojat e tyre por është një ndihmë sado e vogël për këdo, i cili ashtu sikurse im atë, e donte jetën dhe luftoi deri në fund.

Falenderojmë shumë stafin e spitalit, të gjithë doktorët, mjekët e infermierët të cilët kanë qenë në gatishmëri jo vetëm të tim eti, por të të gjithë pacientëve duke u munduar të përmirësojnë shërbimin e mbi të gjitha cilësinë e jetës së pacientëve”, tha gazetarja Basha në emër të familjes së saj duke dorëzuar karrocën bashkangjitur me faturën tatimore.

Gjesti u mirëprit nga stafi i spitalit në QSUT të cilët morën në dorëzim karrocën dhe falenderuan familjen Basha.

“Pavarësisht se Anila mendon se kjo është një gjë modeste, nuk është aspak e tillë. Kjo është një gjë e nevojshme për Spitalin Onkologjik që pavarësisht transformimit ka ende shumë punë. Ne e kemi parë e ndjekur hap pas hapi Aristotelin dhe familjen e tij në këtë luftë të vështirë. Aristoteli ishte entuziazt, e donte jetën dhe i jepte zemër edhe pacienteve të tjerë. Në emër të të gjithë stafit falenderojmë familjen e Aristiotel Bashës për këtë kontribut duke shpresuar se të gjithë së bashku, doktorë, mjekë, pacientë, të bëjmë akoma më shumë për përmirësimin e cilësisë së kushteve të spitalit e mbi të gjitha, për përmirësimin e cilësisë së jetës”, u shpreh ndërkaq doktoreshë Dhurata Tarifa, e cila së bashku me kolegët është çdo ditë në shërbim të të sëmurëve të pavionit Onkologjik në QSUT.
*Newsbomb.al

Vaile Shkodra, promovimi i kulturave dhe ndihma sociale për banorët e komunës Anderlecht

Vaile Shkodra, 28 vjeçare, prezantohet për herë të parë si kandidate në zgjedhjet lokale të 14 tetorit 2018 në komunën Anderlecht. Ajo mban numrin 34 në listën PS-sp.a-CDH bashkë me kandidatën tjetër shqiptare po në atë listë Luiza duraki që mban numrin 42.
Vaile Shkodra ka lindur në Gjilan në një familje me edukatë tradicionale shqiptare. Ashtu si një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve të represionit serb të dekadës përpara luftës, edhe familja e Vaile Shkodrës u detyrua që të largohej nga vendlindja për të ndërtuar një jetë normale në dhe të huaj.

Kështu që Vaile Shkodra bashkë me prindërit, 2 motrat dhe vëllain arritën në Bruksel në vitin 1997 si azilantë. Fillimi në një shoqëri e re pa asnjë njohuri të vetme të gjuhës së folur ishte goxha i vështirë. Por në një kohë relativisht të shkurtër, prindërit u punësuan dhe fëmijtë u integruan përmes shkollimit në shkollat belge.
Gjithmonë të interesuar që krahas shkollimit të rregullt dhe pa e cenuar aspak atë, fëmijtë e tyre të kenë gjithashtu dhe momente të privilegjuara në ambjente shqipfolëse, prindërit e Vaile Shkodrës u kënaqën kur dëgjuan për hapjën e shkollës shqipe Vatra në vitin 2005 nga Ahmet Gjanaj në komunën fqinje Molenbeek dhe nxituan që t’i regjistronin ata.

Nga edukata familjare ku në shtëpi flitet vazhdimisht shqipja, mësimi plotësues në gjuhën shqipe në shkollën Vatra nuk përbënte ndonjë vështirësi për fëmijtë Shkodra por një vazhdimësi dhe një perfeksionim por mbit ë gjitha lidhje me fëmijë të tjerë shqiptarë. Në veçanti, Vaile shkodra po përparonte me shpejtësi të madhe si në mësimet e gjuhës shqipe por dhe në orën e vallëzimit. Ajo shkëlqente duke kërcyer me një hir të veçantë. Ajo vallëzonte me kaq zell dhe pasion nën udhëheqjen e koreografës Ajshe Morina sa që iu besua gradualisht udhëheqja e atij grupi. Vaile Shkodra, me vullnetin e saj dhe punën e palodhur, nga nxënëse e shkollës shqipe, ishte bërë mësuese e valleve dhe koreografja e grupit të valleve të famshëm Vatra që performon në shumë skena të Belgjikës por jo vetëm (Hollandë, Marok, …) duke treguar vlerat më të mira të kulturës popullore shqiptare.
Vailës Shkodra nuk i mjafton të jetë një organizatore profesioniste por ajo ka ide që i japin një karakterë shumë të veçantë aktiviteteve që organizohen. Le të kujtojmë ideja e saj e mrekullueshme të valvitjës së flamurit kombëtar mbi Atomium për festën e flamurit kombëtar apo ideja e organizimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës përpara Bursit të Belgjikës, të dy këto aktivitete që mahniten si publikun shqiptar ashtu dhe atë belg apo evropian.
Ajo ka një kontakt shumë njerzor me njerëzit të të gjitha moshave dhe të të gjitha krahinave madje edhe të të gjitha kulturave. Ajo ka bërë për vete jo vetëm fëmijtë e shkollës shqipe që i ushtron me kaq dashuri por dhe grupin e adoleshenteve të grupit të valleve Vatra dhe gratë e grupit të grave Vatra. Kjo vajzë e re që në kontaktin e parë të lë mbresa të mira dhe shpesh herë ajo gjendet në ndihmë të shqiptarëve për problemet sociale dhe administrative të ndryshëm që i paraqesin.

Ajo ka luajtur një rol të madh në mbarëvajtjën e prezencës së Shqiptarëve në festivalin e përvjetshëm të Balkan Trafik, veshjën e Manneken Pis me një ndër kostumet shqiptar, në panairin e fundvitit të kaluar në qendrën e Brukselit « Kënaqësit e Dimrit » me praninë e shtëpizave me produkte shqiptare dhe të prezantimin e kulturës shqiptare, në festën e muzikës me prezantimin e këngeve, valleve popullore por dhe me ushqimet tradicionale shqiptare,… Dhe mos të harrojmë aktivizimi i saj në shumë protesta për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Balkan.
Duke marrë parasysh të gjitha këto elemente dhe duke qenë se Vaile Shkodra ka dhe kontakte të ndryshëm dhe me njerëz të thjesht të lagjës së saj të të gjitha kulturave dhe njeh shumë mirë pritshmëritë e banorëve të komunës së saj Anderlecht, i është propozuar që të kandidojë në zgjedhjet lokale të 14 tetorit 2018 dhe të jetë pjesë e grupit të formuar nga deputeti Ahmet Gjanaj me kandidatë shqiptarë në disa komuna të Brukselit në forcën e tij politike Partia Socialiste. Në këtë grup synohet të shkëmbehen eksperiencat më të mira politike dhe informacionet e duhura që të gjithë ata kandidatë të përfitojnë nga eksperienca e mirë e Ahmet Gjanajt dhe të jenë efektivë për të kënaqur kërkesat e të gjithë banorëve të komunave ku kandidojnë : në arsim, cërdhje, sigurim, zhvillim urbanistik dhe ekonomik, ndihmë sociale, kulturë, rini,… por dhe në promovimin e vlerave shqiptare dhe punën aktive për të përmirësuar rrënjësisht imazhin e shqiptarëve. Profilet e ndryshme që përmban ky grup me kompetenca të llojllojshme e bën atë një forcë veprimi të jashtzakonshëm për të gjithë banorët e atyre komunave pa marrë parasysh përkatësinë etnike dhe bindjeve filozofike dhe politike dhe në veçanti për shtresat në nevojë por dhe për promovimin e komunitetit tonë.
Në zgjedhjet komunale, votuesit mund të votojnë për një apo më shumë kandidatë në të njëjtën listë. Vaile Shkodra dhe Luiza Duraki janë kandidate në të njëjtën listë që udhëhiqet nga Partia Socialiste e kryetarit Eric Tomas dhe të dyjat bëjnë apel që të gjithë banorët e komunës të votojnë për të dyjat që të dyjat të jenë nesër në këshillin komunal dhe për të rritur peshën e komunitetit tonë në sferën politike lokale.
Miqve të tyre dhe rrethit të tyre familjar që banojnë në komunat e tjera të rajonit të Brukselit ku kandidojnë kandidatët e tjerë shqiptar nuk ngurrojnë t’u bëjnë appel që të votojnë për ta, përkatësisht : Ahmet Gjanaj (nr 4) në Molenbeek në listën PS-sp.a, Habibe Duraki (nr 18) në Evere në listën e Burgmestrit, Qëndresa Gerlica (nr 24) në Bruksel-Laeken-Neder-Haeren në listën PS, Avni Gjanaj (nr 10) në Ganshoren në listën Ensemble-Samen, Behar Sinani (nr 13) në Jette në listën PS-sp.a, Megi Bala (nr 4) dhe Marsela Damzi (nr 20) në Berchem-Sainte-Agathe në listën PS-sp.a, Ornela Prifti (nr 4) në Koekelberg në listën PS, Florin Kola (nr 21) në Forest në listën e Burgmestrit dhe Muhamet Begaj (nr 25) në Saint-Josse në Listën e Burgmestrit.

Shqiptarët e Belgjikës, meshë për Shën Terezën në Banneux

Çfarë mund të bëni për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde. Këto fjalë lapidare të Nënë Terezës, janë fjalë besimi, drite drejt së mirës, së drejtës, hyjnores.
Të dielën e kaluar me rastin e 2 vjetorit të shenjtërimit të Nënës Terezë, në Shenjtëroren e Zonjës së të Varfërve, në Banneux (Belgjikë) u organizua një ceremoni lutjesh e festimi. Bashkësia Katolike Shqiptare në Belgjikë kishte organizuar në detaj këtë event. Në të merrnin pjesë drejtues të Bashkësisë Katolike në Bruksel, Ambasadori i Kosovës në Belgjikë Bernard Nikaj, si dhe përfaqësues të klerit katolik shqiptar.
Funksionarët dhe përfaqësuesit e lartë të klerit katolik shqiptar, të pranishëm në meshën e jashtëzakonshme kishin udhëtuar nga të gjitha trojet etnike shqiptare, duke u bërë njëkohësisht edhe ‘ambasadorë’ realë të paqes dhe fjalës së mirë, dy prej cilësive të spikatura të Nënën Terezës. Kështu, nga emrat e pranishëm ishte Zef Gashi, ipeshkv i Tivarit, ish-ipeshkv i Kosovës etj.
Po kështu organizatorët e meshës kishin menduar mirë përsa i përket ceremonisë duke kuruar mjaft detaje të vogla, të cilat lanë mbresa të pashlyera në sytë e pjesëmarrësve. Kori i kishës, përbëhej nga disa vajza të vogla të veshura me kostume kombëtare, të gjitha fëmijë të komunitetit shqiptar të Belgjikës, të cilat flisnin mjaft bukur dhe rrjedhshëm shqipen. Kjo u spikat kryesisht gjatë recitimeve.
Komuniteti shqiptar i Beneluxit ishte i mirpërfaqësuar, pa ndasi religjioze, çka do të thotë që të pranishëm ishin jo vetëm ata shqiptarë që i përkasin besimit katolik, por edhe bektashinj, muslimanë dhe orthodoks.
Procesioni u bë në tre ndalesat e zonjës. Në fund të meshës shqiptarët vazhduan festimin me muzikë popullore dhe biseda deri vonë.