Qeveria do të ndajë 2.7 milionë dollarë për fondin e punësimit

Leket_shqiptareAutoritetet e Shërbimit Kombëtar të Punësimit kanë ngritur një sistem pikëzimi nga zero në 100 pikë. Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genci Kojdheli ka shpjeguar detajet e sistemit të pikëzimit.

Sipas tij ky sistem, vlerëson bizneset në bazë të inovacionit dhe planit të biznesit që ata sjellin, numrin e njerëzve që duhet të punësojnë…

“Kemi ngritur një sistem pikëzimi, pasi të gjithë bizneset janë futur në garë pra kanë mbushur kriteret minimale që përcakton ligji, sistemi i pikëzimit i vlerëson bizneset në bazë të inovacionit dhe planit të biznesit që ata kanë sjellë, numrit të njerëzve që duhet të punësojnë, qëndrueshmërisë së atyre punonjësve në tregun e punës, target grupin e përcaktuar që punësojnë të rinj, që punësojnë individë nga shtresa të cenuara si: gra të veja, romë, të papunë apo persona me aftësi të kufizuar do të vlerësohen nga 0 deri në 100 pikë”, u shpreh Kojdheli, drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Nga të dhënat që disponojnë zyrat e punës, shumica e personave që kanë nevojë për një vend pune, i përkasin arsimit 9-vjeçar apo atij të mesëm, por një trend i kohëve të fundit është kërkesa për punë nga person që posedojnë një diplomë të arsimit të lartë.

“Shumica e aplikantëve në zyrat e punës në sistemin online janë njerëz të pakualifikuar ose të kualifikuar në nivelin e mesëm. Trendi në rritje është i personave të cilët kanë një rend akademik universitar”, – u shpreh drejtori SHKP-së.

Fondi i nxitjes së punësimit krahasuar me një vit më parë, sipas autoriteteve të qeverisë është trefishuar, duke shkuar në 2.7 milionë dollarë.

Schauble: Greqia po ndjek rrugën e duhur për rimëkëmbjen ekonomike

greqi-flamurRezultatet e fundit ekonomike të Greqisë kanë provuar se rruga e ndjekur është ajo e duhura për daljen e vendit nga vështirësitë financiare, konfirmoi sot në një intervistë për një të përditshme greke, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble duke konfirmuar se nuk kishte zgjidhje më të lehta.
“Papunësia në Greqi nuk është si rezultat i politikës europiane. Ky mendim është i gabuar”, shtoi ministri gjerman i Financave në një intervistë për të përditshmen liberale ”Kathimerini”, i cili u pyet veçanërisht për alternativat e shpejtësisë së reformave drastike kërkuar Greqisë, nën asistencën financiare ndërkombëtare që prej vitit 2010.
Vendi ka kaluar gjashtë vite në recesion duke i shkaktuar një humbje prej 25 për qind të PBB-së duke ulur në mënyrë të konsiderueshme nivelin e jetesës së popullsisë dhe rritjen e papunësisë me 27,5 për qind.

AMA: KLD të nsi procedim disiplinorr nda gjyqtarit Artur Gaxhi

amaAutoriteti i Mediave Audiovizive kërkon nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë marrjen e masave për fillimin e procedimit disiplinor ndaj  Artur Gaxhi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të “AMA-s”, AMA është palë e paditur në çështjen administrative me palë paditëse shoqëritë “Digitalb” sh.a., “Top Channel” sh.a., “Media 6” sh.a.
Pavarësisht kërkesës së AMA-s se çështja nuk është në juridiksion gjyqësor, pasi subjektet audiovizive nuk kanë ezauruar ankimin administrativ, kërkesa nga ky gjyqtar nuk u mor parasysh.
Sipas AMA-s. “Për shkak të vendimit të marrë nga gjyqtari Gaxhi, i cili vendosi pezullimin e zbatimit të vendimeve të AMA-s, si pasojë edhe pezullimin e procedurës së licencimit të rrjeteve numerike private kombëtare sipas beauty contest-it, shteti shqiptar rrezikon mosrespektimin e angazhimeve ndërkombëtare si dhe shkeljen e afateve të përcaktuara në marrëveshjet ndërkombëtare dhe legjislacionin e brendshëm për kalimin në transmetimet numerike. Sipas këtyre akteve, afati përfundimtar i kalimit në transmetimet digjitale është data 17 qershor 2015. Vendimin e pezullimit të garës AMA e konsideron në shkelje të hapur të vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë, nr 3, datë 06.12.2013.”
|Për më tepër thuhet në njoftim, për shkak të vendimit të gjyqtarit Artur Gaxhi, nga vonesat në lirimin dhe shfrytëzimin e spektrit të Dividentit Digjital, privohen gjithë shtetasit shqiptarë nga marrja e shërbimeve të teknologjive të avancuara, tashmë të përdorura gjerësisht në Evropë, si dhe cenohet një nga liritë themelore të njeriut, siç është liria për informim e shtetasve shqiptarë.”

Afganistan, Shkatërrohet një kamion me fletë votimi pas shpërthimit të një bombe artizanale

afganistanNjë bombë artizanale shpërtheu sot në veri të Afganistanit pas kalimit të një kamioni që tranportonte kutitë e votimit të zgjedhjeve presidenciale, organizuar një ditë më parë duke vrarë tre persona, njoftoi policia lokale.
Shpërthimi ndodhi në provincën Konduz.
“Një bombë artizanale shpërtheu pas kalimit të një kamioni që transportonte kuti votimi mes distriktit Khan Abad dhe qytetit Kunduz. Shpërthimi shkaktoi tre të vdekur, një prej të cilëve anëtar i Komisionit Zgjedhor të pavarur, një polic dhe shoferin”, deklaroi, Sayed Sarwar Hossaini, zëdhënës i policisë rajonale.
“Kamioni dhe tetë kutitë e votimi u shkatërruan”, shtoi ai.
Shefi i seksionit lokal të Komisionit gjedhor të pavarur, Amir Amza Ahmadzai e konfirmoi incidentin duke shtuar se fletët e votimit ishin numëruar dhe rezultatet ishin bërë të ditura para nisjes së kamionit.

Vorpsi: Rama shpërblen autorët e skandalit financiar me serverin e Tatimeve

PD Laura Vorpsi
PD Laura Vorpsi
PD Laura Vorpsi

Kryeministri Edi Rama ka shpërblyer grupin e sulmit në errësirë mbi serverin e tatimeve, duke ndarë për ta poste e detyra të rëndësishme, u shpreh sot, Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi gjatë një deklarata për shtyp.

Sipas Vorpsit, “kryetari i grupit që akuzohet për fshirjen e mbi 4 milionë deklaratave, dhe vjedhjen e të dhënave personale, konfidenciale, për interesa përfitimi të klientëve dhe të dyshes Rama-Meta, është bërë drejtor i IT në Zyrës kombëtare të Regjistrimit të Pasurive. Ndryshe, përgjegjës për sigurinë e pronave të shqiptarëve.”,
Po ashtu ajo akuzoi se, “Rama ka shpërblyer edhe Panajot Gjiknurin, vëllain e Ministrit të Energjetikës, deri dje këshilltar i Ministrit të Financave, për ngritjen e zbatimin e kësaj skeme korruptive. Kohët e fundit ai është emëruar drejtor i IT në Ministrinë e Financave.
“Partia Demokratike, shtoi Vorpsi, i konsideron këto akte të Kryeministrit si thellim të skandalit. Ne nuk do të ndalemi, derisa ta zbardhim plotësisht ngjarjen, mekanizmin korruptiv dhe derisa të nxjerrim në dritë të gjithë përgjegjësit, pavarësisht se sa të forta i kanë lidhjet politike, pavarësisht bekimit që kanë marrë nga dyshja Rama-Meta.”

 

Etiopiani Kenenisa Bekele fiton maratonën e Parisit

Kenenisa BekeleEtiopiani Kenenisa Bekele ka fituar te dielen maratonen e parisit, e para ne karrieren e tij, duke vendosur edhe nje rekord te ri per kete gare me kohen 2 ore 05 min 02 sek (kundrejt  2h05:10. te kenianit Stanley Biwott ne 2012).
Ne moshen 31-vjeçare, atleti me i moshuar, tre here kampion olimpik ne garat 5000 e 10.000 m, mori kryesimin e gares vetem kur duheshin edhe 14 km nga mberritja, per te fituar garen deri ne fund pavaresisht se ishte e para per të.
Ne maratonen e tij te pare, Bekele beri me te miren e tij, pavaresisht perpjekjeve te meparshme te patriotit te tij, Haile Gebreselassie, i cili zuri vetem vendin e 3-te ne maratonen e Londres ne 2002 ne pervojen e tij te pare, me kohen 2 h 06 min 35 sek.

Kosovë, dy komunat e Mitrovicës në jug e veri drejt bashkëpunimit

mitroviceeeDy komunat e Mitrovicës, ajo jugore me shumicë shqiptare, dhe ajo veriore me shumicë serbe, pritet të nisin bashkëpunimet, derisa bisedohet edhe për takimin e parë të kryetarëve të tye, të dalë nga zgjedhjet lokale kosovare, të organizuara për herë të parë në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe tre komunat tjera në veri.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiç, që është një nga përfaqësuesit e komunitetit serb në Qeverinë e Kosovës, gjatë një vizite në Mitrovicë, në takim me kryetarin e komunës jugore, Agim Bahtiri, tha se për të pasë sukses në ecjen përpara, të gjitha veprimet që do të ndërmerren për bashkëpunim ndërmjet pjesës jugore dhe asaj veriore të qytetit, duhet të jenë të koordinuara ndërmjet kryetarëve të dyja komunave, përfaqësuesve të qytetarëve që duhet të kthehen në pronat e tyre dhe përfaqësuesve të mjediseve ku ata duhet të kthehen. Miniatri Jevtiç
tha se për këtë qëllim së shpejti do të organizoj një takimi ndërmjet dy kryetarëve të komunave të Mitrovicës.
Kryetari i komunës jugore, Bahtiri, tha se përveç problemeve të shumta ekonomike që janë të shprehura në Mitrovicë, më shumë se kudo tjetër në Kosovë, situatën po e rëndojnë edhe problemet e shumta të pazgjidhura, e në veçanti ato të banimit, të shumë familjeve shqiptare të zhvendosura me dhunë nga veriu e që tani jetojnë në pjesën jugore të qytetit.
Ai theksoi nevojën e domosdoshme të kthimit të të
zhvendosurve në pronat e tyre në veri, por gjithësesi edhe të serbëve në jug, nëse dëshirojnë të kthehen, ka njoftuar zyra e shtypit e komunës jugore të Mitrovicës nga takimi i zhvilluar këtë javë.
Kryetari Bahtiri i ka thënë ministrit Rakiç se ka përgatitur projekte për rregullimin e ujësjellësit, kanalizimit dhe asfaltimit të rrugës edhe për serbët e Suhadollit të Epërm (në anën veriore të Mitrovicës), gjë që ata kanë pranuar dhe së shpejti do të filloj realizimi, si dhe projektin e rregullimit të kishës dhe varrezave ortodokse që gjenden në pjesën jugore të qytetit.
Ai njoftoi edhe me vazhdimin e rindërtimit të shtëpive në lagjen veriore Kroi i Vitakut, me mjete të grumbulluar nga një aktivitet humanitar. “Këto ditë me kërkesën e banorëve shqiptarë të
asaj lagje, është marrë vendim për fillimin e rindërtimit edhe të gjashtë shtëpive, gjë që duhet të realizohet. Askush nuk duhet të bëjë problem në këtë drejtim. Përkundrazi, njerëzit duhet të ndihmohen të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të hiqen të gjitha barrierat në këtë drejtim, përfshirë edhe largimin
sa më të shpejtë të barrikadës mbi urën kryesore të lumit Ibër”, i ka thënë ministrit Jevtiç, kryetari Bahtiri.
Lidhur me nismën e ministrit Jevtiç për organizimin e një takimi midis dy kryetarëve të dyja komunave të Mitrovicës, Bahtiri ka thënë se e mirëpret nismën dhe se është i gatshëm që të takohet me kryetarin e komunës veriore, Goran Rakiç, menjëherë dhe kudo që të dakordohen.
Ministri Jevtiç e ka falënderuar kryetarin Bahtiri për shprehjen e gatishmërisë së tij për bashkëpunim me kryetarin e komunës në veri të Mitrovicës dhe për zgjidhjen me dialog e mirëkuptim të të gjitha problemeve që janë në interes të qytetarëve, si në veri, ashtu edhe në jug të lumit Ibër, duke ofruar njëkohësisht mbështetje financiare për shumë projekte.
Mitrovica e Veriut është komuna më e re, e 38-ta e Kosovës, e 10-ta me shumicë serbe, e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari – emisarit special të OKB-së. Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Rama në Durrës për legalizimet falas

rama profilSot kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës për të folur rreth nismës për legalizimet falas.

Në një postim në faqen zyrtare në “Twitter” kryeministri njofton se legalizimet “falas po rrisin sigurinë dhe po garantojnë progres real”, shkruan Rama.

“Sot në Kënetën e Durrësit për të forcuar bashkëpunimin me komunitetin”, vijon ai në “Twitter”.

PD: Tahiri sulmon gjykatat për dështimin e tij me rendin

pd2Pas letrës që Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i dërgoi sot Presidentit Bujar Nishani, për çështjen e lirimit të Gjin Nikës nga Gjykata e Apelit, reagoi Partia Demokratike.

Në një deklaratë për shtyp, PD akuzon ministrin Tahiri, se sulmon gjykatat për dështimin e tij me rendin.

“Ministri më i dështuar i qeverisë së mashtrimeve dhe dështimeve është njëkohësisht edhe më qesharaku dhe absurdi”, thekson PD në deklaratën për mediat ndërsa shton se “ai ka zgjedhur të sulmojë gjykatat e vendit për dështimin e tij masiv dhe epokal me rendin”.

Sipas selisë blu, Ministri i brendshëm duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e përditshme në luftën kundër krimit.

“Tahiri të zbardhë lidhjen e dyshuar me ndonjë kryebandit të vendit dhe disa ekzekutime mafioze për të cilat nuk është përgjigjur akoma publikisht. Ministri i dështuar të ndalë emërimet e narkotrafikantëve dhe personave me precedentë kriminalë në strukturat e Policisë së Shtetit”, thekson PD.

Vendimet e gjykatave- Ministri Tahiri letër Presidentit Nishani

saimir-tahiri-565x421Vrasja e dyfishtë e mbrëmjes së 2 prillit në afërsi të Urës së Tapizës ku u ekzekutuan me armë zjarri Gjin Nika dhe miku i tij, Fabio Xhunga, ka detyruar Ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri , t’i drejtohet sërish me një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke shprehur shqetësimin e tij për pasojat që shkaktojnë disa vendime të Gjykatave, “të cilat në mos absurde, mbartin me vete një shkallë të lartë papërgjegjshmërie”.
Reagimi i Ministrit Tahiri vjen pas ngjarjes së tre ditëve më parë, ku u ekzekutuan dy shtetas, njëri prej të cilëve me precedentë të rëndë krimialë dhe i liruar nga burgu me një vendim gjyqësor të pak kohëve më parë.
“Gjykata e Apelit Tiranë, me trupë gjykuese Edmond Gogo, Fatmira Hajdari dhe Gramoz Levanaj, me vendim nr.215, datë 25.02.2014, ndryshoi masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” për të pandehurin Gjin Nika, i datëlindjes 28.04.1978, nga Bulqiza, i akuzuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 78/1-22 dhe 278/2 të Kodit Penal”, shkruan Ministri Tahiri në letrën për Presidentin.
Sipas tij, megjithëse Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, Gjykata e Apelit nuk i mori parasysh dëshmitë e shtetasve të dëmtuar nga Gjin Nika, por mori vendim për ta liruar nga burgu këtë shtetas.
“Shtetasi Gjin Nika, së bashku me një shtetas tjetër, u vranë në një atentat mafioz para tre ditësh , duke e shndërruar vendimin e Gjykatës së Apelit, që e la të lirë, në parahënien e një atentati që shkaktoi dy të vrarë, gjë që nuk do të ndodhte në rast se vendimi i Gjykatës së Apelit do e linte në Burg”, shprehet ministri i Punëve të Brendshme.
Ministri i Punëve të Brendshme kërkon ndërhyrjen e Presidentit të Republikës për të nxitur KLD-në të marrë në shqyrtim vendimet e gjyqtarëve Edmond Gogo, Fatmira Hajdari dhe Gramoz Levanaj, për të ndërtuar bashkërisht presionin institucional dhe publik që do ndalojë të tilla fenomene që cenojnë rëndë shtetin ligjor, drejtësinë dhe vështirësojnë punën e përditshme të Policisë së Shtetit duke kërcënuar rëndë rendin dhe sigurinë publike.