‘Bild’: Al Kaeda nën shënjestër transportin hekurudhor të Europës

57

ferrovieAl Kaeda ka vënë nën shënjestër transportin hekurudhor të Europës, shkruan sot gazeta më e madhe gjermane ‘Bild’, duke cituar burime të inteligjencës. Grupi terrorist parashikon të vendosë eksploziv në trena, tunele dhe të sabotojë sistemin e kabllove elektrike, shkruan prestigjiozja gjermane.

Kjo gazetë shkruan se informacioni është siguruar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka perceptuar një telefonatë me drejtues të lartë të Al Kaedës.

Sulmet në rrjetin hekurudhor Europian ishin cështje qendrore e kësaj telefonate, shkruan më tej gazeta gjemane. Autoritetet në Berlin i janë përgjigjur këtij kërcënimi duke marrë masa të menjëhershme. Në fillim të këtij muaji, mediat amerikane raportuan se shërbimet e inteligjencës kishin perceptuar disa telefonata mes liderit të Al Kaedes Aiman Al Zawahiri dhe anëtarëve të tjerë të kësaj organizate terroriste, akt i cili shtyu autoritetet të mbyllnin ambasadat dhe konsullarat amerikane në shumë vende të Lindjes së Mesme.