Ish-kreu i PD-së gjatë fjalës së tij theksoi se, ekonomia e vendit po shkon drejtë një skenari grek duke paralajmëruar situatë të vështirë ekonomike. Ai akuzoi qeverinë e majtë se nuk është në gjendje të paguajë dot pagat, pensionet dhe ndihmat ekonomike.
.Sëmundjet kronike nuk shërohen, por kurohen. Shqipëria do të shkojë drejtë skenarit grek. Kryetari juaj tha se në dhjetor dalim nga rreziku. Por ju nuk po jepni dot rrogat pensionet. Për herë të parë, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Pse po rrokullisni ekonominë e vendit? Nuk po investohet asnjë qindarkë në punë publike, nuk po hapet asnjë vend pune”, u shpreh Berisha.
Më tej ai akuzoi qeverinë për manipulim të të dhënave tatimore duke iu referuar arrestimit të IT-së së tatimeve pak ditë më parë. Ish-kryeministri u shpreh se ky veprim ka ardhur pas kundërshtimit që specialist i bëri kërkesës së këshilltarit të ministrit të Financave. Shkëlqim Cani.
“Vëllai juaj (i drejtohet ministrit të Energjisë, Damina Gjiknuri) në thyerje të të gjitha ligjeve të vendit dhe së bashku me këshilltarin e ministrit të patates së Ramiz Alisë një Beqiri seç është kanë kërkuar të dhëna. Nuk mund të merret e dhënë në këtë shtet pa procesverbal. U zhdukën të dhënat. Por yt vëlla nuk e di që ka një backup nga sistemi”, u shpreh Berisha.
Në fund ish-Kryeminstri preku edhe çështjen e “Belle Air” që pak ditë më parë ka shpallur falimentin. Ai tha se pas kësaj fshihet një aferë pasi sipas tij u shkel marrëveshje e arritur mes shtetit dhe kompanisë së fluturimeve.
Ministri i Enegjisë, Damian Gjiknuri reagoi duke thënë se vëllai i tij, që punon si këshilltar i Canit dhe jo i Ramës, “ka qenë duke ushtuar kontroll për procedurat e ushtrimit të rrjetit i të dhënave.” Dhe nga ana tjetër theksoi se Berisha, ka hallin se njerëzit e tij kanë futur duart tek të dhënat tatimore.
Debati në Kuvend mes Berishës dhe ministrave Gjiknuri, Beqaj dhe Cani
Berisha: Nuk mund të merret e dhënë në këtë shtet pa procesverbal
Gjiknuri: Shqiptarët e dinë që ke gënjyer, se tek të dhënat e tatimeve ke futur duart
Berisha: Arrestuat si në vitet ‘50 shefin e IT së tatimeve.
Beqja: Këtë çështjen e serverave e dini mirë ju, se e bërë më 21 janar në mbrëmje. Më i rrezikshëm është ai që di keq. Meqë fole për sëmundje kronike, ju do të mbeteni doktori pacient i politikës shqiptare.
Berisha: Po i përmende serverin ai humbet logjikën.
Cani: Ka 5 vjet që ai 10 dollarëshi që derdhet për çdo biletë në buxhetin e shtetit nuk derdhet, është krijuar një borxh prej 5 milionë dollarë. Të mos paguash taksat është evazion, por t’i marrësh paratë tjetrit që nuk të takojnë është vjedhje. Ju jeni mësuar që të mos e zbatoni asnjë herë ligjin, por ne kemi ardhur për të zbatuar ligjin.
Kanë tentuar miq tua t’i fshijnë të dhënat, por aty janë. Një më një po ju vjen radha, nuk ka kush i fshin të dhënat.
Kur ju mërmërisnit për trimërinë me Alinë, unë jam takuar dhe kam paralajmërua ku do të shkonte ekonomia shqiptare. Kam fol me zë të plotë, ju vetëm keni mërmëritur. Atë pataten merreni se është e nxehtë mbajeni t’ju bëjë mirë.
Ju jeni rast tipik i pashërueshmërisë. Keni fol katër vjet për suksese imagjinare. S’ka ilaç. E pranioi Beqaj të heqë dot nga shërimi juaj.
Berisha: Këta janë vetëm për të bërë papagallin dhe për të përsëritur atë çka u mëson apo u dikton një krye papagall. Të dhënat kanë rregullin e marrjes së tyre.
Është gënjeshtër se keni dërguar audit, keni dërguar dy këshilltarë. Kur shefi i IT-së ka kërkuar zbatimin e rregullave, është kërcënuar se do të arrestohet. Pa procesverbal ka thënë nuk jap asgjë, si përfundim e arrestuan.
Sa i përket karrierës tuaj politike (i drejtohet Canit) nuk dua të hy, ti je njeriu që pasi u vodh thesari i bankës së shtetit, të cilin ju e kishit vendosur në raport të botuar se ekziston, dole u the shqiptarëve se banka nuk ka flori. Të shpëtoi Dhori Sollaku, se ti paguaje me verdhushkat e thesarit të Kërrabës.