Belgjikë, punonjësit nuk do të paguhen kur pinë duhan!

75

sigarettaRisia u bë e ditur nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Publk, i cili jo vetëm specifikoi që koha e kaluar duke tymosur nuk është më pjesë e orarit të punës (pra do të rekuperohet), por i detyron punonjësit edhe të dalin në rrugë për të ndezur cigaren (jo më në godina).
Pushimi i cigares nuk do të paguhet më. Për 18 mijë punonjësit publikë e Valonisë, pjesës franceze të Belgjikës, ka një detyrim të ri: të firmosin apo timbrojnë kartën e punës sa herë që do të hyjnë dhe dalin nga zyra për të ndezur një cigare.
Ky vendim shkaktoi reagimin e menjëhershëm të sindikatave, sipas të cilave punonjësit rrezikojnë t’u shkurtohet paga dhe të qendrojnë më gjatë se orari zyrtar në zyrat e tyre, edhe nëse mund ta kenë përfunduar punën e tyre.

Rregullorja e re ka edhe diçka tjetër. Punonjësit nuk mund të dalin të tymosin përpara godinave, pasi do të jepnin një imazh të keq të administratës publike tek qytetarët, por duhet të përdorin lulishtet e brendshme të institucioneve apo parkingjet. Pra, sa më larg kalimtarëve. Me vendosjen e këtyre rregullave “të bezdisshme”, ndoshta mund të ulet disi numri i duhanpirësve në administratën publike të Valonisë.