Për deputetët që janë marrë me këto propozime legjislative, rregullat që kanë të bëjnë me kontrollin demokratik duhet të korrespondojnë me pushtetet e mbikëqyrjes të krijuara ose të transferuara në nivel Europian. BQE, si autoritet kontrolli, duhet të jetë paraprakisht e hapur dhe përgjegjëse, për sa i përket fushës së politikës monetare.
“Transferimi i pushteteve në nivel kombëtar duhet të shkojë paralelisht me krijimin e një kontrolli demokratik të përshtatshëm në nivel evropian”, -ka deklaruar Marianne Thyssen raportuesja mbi tekstin, që i akordon pushtetin e survejimit, BQE-së.
Për Sven Giegold, raportuesin e tekstit që modifikon rolin e Autoritetit Bankar Europian: “BQE nuk ka reputacionin e të qenurit djepi i demokracisë. Por, ajo duhet të mësohet me këtë funksion….Anëtarët e Parlamenteve Kombëtare presin që ne, deputetët europianë të garantojmë një kontroll demokratik të përshtatshëm për BQE’’.
Fushat kyçe për të cilat Parlamenti ka parashtruar ndryshimet :
– Kontroll demokratik paraprak të autoritetit të supervizimit, duke përfshirë miratimin nga Parlamenti të Presidentit dhe të Zv. Presidentit të Këshillit të Survejimit dhe dorëheqjet e tyre të mundshme.
– Një rol në rritje të parlamenteve kombëtare, duke përfshirë organizimin e audicioneve me Presidentin dhe anëtarët e Këshillit të Administratës dhe kërkesën e përgjigjeve të shkruara të BQE.
– Një akses më i mirë ndaj dokumenteve, si për autoritetin europian të survejimit përballë bankave, po ashtu edhe për Parlamentin Europian dhe parlamentet kombëtarë përballë autoriteteve europiane të survejimit.
– Kushte pjesëmarrje tërheqëse për vendet jashtë zonës euro me synim inkurajimin sa më shpejt të jetë e mundur në pjesëmarrje, duke limituar në këtë mënyrë rrezikun e segmentimit të tregut unik.
– Një ndarje strikte e personelit të BQE-së në funksion të rolit të saj në fushën e politikës monetare dhe të survejimit, me synim lejimin e një kontrolli demokratik të degës së saj të supervizimit.
– Një përforcim i Autoritetit bankar Europian, në raport me BQE dhe një përmirësim i kapacitetit të saj për të realizuar teste rezistuese dhe për të marrë informacione nga bankat dhe autoritetet kombëtare të survejimit. Autoriteti Bankar Europian (ABE) do të jetë gjithashtu i ngarkuar të zhvillojë këto praktika përputhjeje midis instancave kombëtare të supervizimit, duke respektuar shumëllojshmërinë e sektorit bankar në BE.
Sipas komunikimit për shtyp, PE duhet të aprovojë së afërmi, marrëveshjen finale. Ndërkohë parlamentet kombëtare duhet të shprehin pozicionet e tyre dhe Parlamenti së bashku me BQE duhet të kryejnë një marrëveshje ndërinstitucionale, mbi kontrollin demokratik dhe rregullat e transparencës. Për arsye juridike, detajet që kanë lidhje me pushtetet e kontrollit të Parlamentit mbi BQE si supervizuese, do të hartohen përmes një marrëveshje ndërinstitucionale.
Këto masa vijnë në një kuadër propozimesh për mbikëqyrje në nivel evropian duke pasur parasysh avancimin e krizës brenda vendeve të BE-së dhe për të krijuar një mekanizëm mbrojtje me synim mbikëqyrjen dhe parandalimin e problemeve, të cilat mund të shkaktojnë një efekt zinxhir në zonë.