BE, Marrëveshje Ndërkombëtare me Kinën

51

be-kine marreveshje tregtareBashkimi Europian nën Presidencën Lituaneze, ka nënshkruar për herë të parë një Marrëveshje Ndërkombëtare me Kinën, në fushën e Tregtisë. Marrëveshja është nënshkruar më 9 shtator në Bruksel nga Përfaqësuesi i përhershëm i Lituanisë pranë Bashkimit Europian, Raimundas Karoblis dhe Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Europës së Ministrisë Kineze të Tregtisë, Yongfu Sun.

Marrëveshja konsiston mbi modifikimin e koncensioneve në listat e angazhimeve të Republikës së Bullgarisë dhe të Rumanisë, në kuadrin e procesit të aderimit në Bashkimin Europian, konform nenit XXIV, paragrafi 6, të Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tarifat Doganore dhe Tregtinë (GATT) të 1994.

Kjo Marrëveshje është një shembull i mirë i një bashkëpunimi të arrirë midis BE-së dhe Kinës. Hapi tjetër i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale midis BE-së dhe Kinës do të jenë negociatat e parashikuara mbi Marrëveshjen e Investimeve midis BE-së dhe Kinës, e cila duhet të hapë tregun kinez ndaj investimeve të BE-së dhe të sigurojë mbrojtjen e tyre dhe kushte konkurrence të barabarta”,- deklaroi ambasadori R. Karoblis.

Marrëveshja e nënshkruar midis BE-së dhe Kinës, është e para marrëveshje bilaterale që Presidenca Lituaneze e Këshillit të BE-së, ka nënshkruar me Bashkimin Europian.

Marrëveshja parashikon gjithashtu kompensime tregtare për Kinën, për arsye të modifikimeve të angazhimeve të Bullgarisë dhe Rumanisë, për sa i përket Organizatës Botërore të Tregtisë pas aderimit të tyre në BE. Si kompensime ndaj Kinës për humbjet e saj, BE do të rrisë kontigjentet tarifore, për disa lloje produktesh.

Marrëveshje të ngjashme tashmë janë nënshkruar me Argjentinën, Australinë, Brazilin, Kubën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zelandën e Re. im.ta