Shtetasi me inicialet N.Gj. tha se ka pasur mosmarrëveshje me Sinanajn, i cili e ka kërcënuar dhe kjo ka qenë arsyeja e denoncimit të tij në policinë e qytetit bregdetar.
Pas kësaj strukturat e policsë kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e Julian Sinanin dhe ditën e arrestimit të tij kanë mundur ta ndalojnë në flagrancë. Mësohet se atë ditë ai do vriste një biznesmen të njohur në fushën e karburanteve, i cili ushtron aktivitetin në qytetin bregdetar të Durrësit.
Pas ndalimit të tij nga policia, 31-vjeçari ka zbardhur të gjithë ngjarjet kriminale ku ai ka marrë pjesë, përfshirë këtu edhe ato që ka kryer në Greqi, si vrasje me pagesë dhe vendosje e bombës në gjykatën e Selanikut.
Vetë Sinanaj ka rrëfyer për atentatin që po përgatitet ndaj një biznesmeni të njohur të Durrësit në tregtinë e naftës. Ditën e arrestimit Sinanaj ishte në ndjekje të këtij biznesmeni dhe në çantë iu gjet fotografia e tij. Pagesa për këtë atentat ka pranuar vrasësi do të ishte rreth 150 mije euro. Sinanaj ka disa ditë që po rrëfehet në prokurori.