Basha-studentëve:Ditët në vijim kyçe për statusin

60

lulzim bashaDuke i cilësuar ditët në vijim si përcaktuese për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kritikuar qeverinë se nuk ka punuar sa duhet për të përmbushur reformat që kanë të bëjnë me integrimin.

Në një bashkëbisedim me studentë, për proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Basha ka theksuar se Shqipëria gjatë kësaj qeverisjes ka njohur regres dhe kjo sipas tij është bërë shqetësuese edhe për ndërkombëtarët.

“Në 3 muajt e parë të qeverisjes së majtë, Shqipëria nuk ka njohur progres por stanjacion dhe në disa raste regres.Ka njohur regres të dokumentuar dhe të konstatuar edhe nga partnerët tanë europianë dhe amerikanë dhe kjo është për t`u shqetësuar. Procesi i integrimit europian është një process shumë thelbësor dhe nuk bëhet me shoë, nuk bëhet me shfaqje. Bëhet me reformat ë qënsishme, të vërteta, ku duhet të qëndrojë interesi i qytetarit dhe jo interesi i një grupi politik, apo akoma më keq I një grupi, brenda një grupi politik” tha Basha.

Basha: Mbështetje të plotë statusit, por fjalët e opozitës nuk përputhen me veprat

Basha ka theksuar se opozita do të ofrojë mbështetjen  e plotë të saj për marrjen e statusit.

“Ky skepticizim nuk është vetëm në një vend, është detyra jonë t’i bindim. Nuk mjafton të çosh ministra, kur s’fjalët nuk përputhen me veprat. Kreu i ekzekutivit duhet ta nisë reflektimin nga brenda, nga vetvetja, jo të gjejë armiqtë e jashtëm. Statusi nuk e dëmton llogaridhënien dhe përgjegjësine e qeverisë, por i jep shqiptarëve një instrument më të fuqishëm si ai i transparencës në kuadër të integrimit në BE. Ne kemi miratuar Rezolutën e përbashkët, kemi dëshmuar se jemi opozitë e re me mendësi të re e gatshme që interesat e shqiptarëve t’i vëmë mbi interest e ngushta politike. Mazhoranca po shfaq të njëjtën mungesë ndjeshmërie, përgjegjësie në raport me integrimin dhe tani që është në pushtet. Ditët e ardhshme përcaktuese, nëse do aprovohet. Ne si opozitë mbështetje të plotë një vendimi pozitiv, por nga ana tjetër ndjekim me shqetësim, nuk do reshtim së denoncuari që ato procese që nxitën marrjen e Statusit mos bëjnë regres. Çfarë sinjali jep qeveria 4 ditë para marrjes së statusit, kur qeveria miraton 2 javë me vonesë buxhetin?!”, pyeti Basha.