Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme ka arritur të dokumentojë dhe godasë veprimtarinë kriminale të punonjësit të policisë, Inspektor Alfred Hyso, i datëlindjes 19.04.1979, me detyrë komandat grupi i Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Hyso akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. Ngjarja ka ndodhur në datën 03.04.2014, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ku ishin vendosur si pikë kontrolli një grup punonjësish policie prej 3 vetash, me objekt kontrollin e automjeteve për armë zjarri dhe lëndë narkotike. Mes makinave të kontrolluara ishte dhe automjeti me të cilin udhëtonte shtetasi që bëri kallëzimin.
Oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të SHKB-së Gjirokastër, të mbështetur edhe nga strukturat e sektorit të veprimeve operacionale, bënë ekzekutimin e Urdhërit të Ndalimit, në ngarkim të punonjësit të policisë Alfred Hyso, nderkohe që vazhdojnë ende hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, njofton Policia e Shtetit.