Arrestohet ish efektivi i gardës së Republikës, Fatos Skeja

59

skeja-234x300Fatos Skeja, ish efektiv i Gardës së Republikës, i njohur edhe si ish pjesëtar i grupit të truprojave të Sali Berishës, është arrestuar ditën e sotme nga forcat policore të Tiranës.

Mendohet se, arrestimi është bërë me urdhër të prokurorisë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe sipas burimeve të ndryshme saktësohet, se policia ka hezituar në kryerjen e detyrës së saj. Pas ndalimit, Skeja është shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ndërkohë që po të njëjtat burime saktësojnë se, ka presione për ta gjykuar atë në gjendje të lirë.

Emri i Fatos Skejës, ka dalë në skenë në një moment shumë të rëndësishëm, menjëherë pas vrasjeve në bulevard të 21 janarit. Familjarët e Hekuran Dedës, njërit prej viktimave të 21 janarit, e denoncuan dhe e akuzuan publikisht atë, pasi u kishte ofruar një shumë parash në këmbim të pranimit të Berishës në shtëpi për një kafe duke u premtuar, se do t’u jepte informacione si edhe një foto të vrasësit të familjarit të tyre.

Në mbrojtje të gjithë zinxhirit komandues të gardës dhe të implikuarve në këtë çështje të bujshme nga ana e kreut të ish qeveriseë Sali Berisha, vjen dhe mbrojtja e Fatos Skejës, ku pavarësisht denoncimit publik, Skeja nuk u ndalua asnjëherë, përkundrazi, vëllai i Hekuran Dedës u dënua me gjobë për shpifje, pas një procesi që Skeja hapi kundër familjes Deda.