Angazhim për rritjen e investimeve Shqipëri-Maqedoni

78

shqiperi maqedoniRritja e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, është kryefjalë e takimeve që do të organizohen përgjatë dy ditëve nga Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia-Tirana & Prishtina në bashkëpunim me Agjencinë Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se “gjatë dy ditëve (9-10 Shkurt 2014), në Shkup të Maqedonisë, nën kujdesin e veçantë të drejtuesit të Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia-Tirana & Prishtina, Fatos Mustafa do të realizohen takime dypalëshe për të përcaktuar në vijimësi projekte konkrete ku do të mund të shtrihet bashkëpunimi”. Të dy vendet vlerësojnë të rëndësishëm bashkëpunimin e ngushtë për të bërë të mundur jo vetëm rritjen e shifrave në shkëmbimet tregtare dhe investime, por edhe në krijimin e një klime sa më të favorshme për biznesin. Kështu takimet do të realizohen mes përfaqësuesve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Agjencisë Shqiptare së Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (UCCIAL), Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës (CCI), Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit (CCIDR), Këshillit të AgroBiznestit Shqiptar (KASH), Agjencisë Rajonale të Zhvillimit Durrës, Dhoma e Fasonistëve të Shqipërisë (CFA), Shoqatës së Vajit të Ullirit, Shoqatës Shqiptare së Teknologjisë së Informacionit (AITA), Shoqatës së Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare (SHGPAZ), afaristëve Shqiptarë dhe drejtuesve të Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit të Republikës së Maqedonisë (Invest Macedonia), Drejtorisë së Zonave të Zhvillimit Industrialë Teknologjikë (DTIDZ), Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Odës Ekonomike të Maqedonisë (OEM), Unioni i Odave Ekonomike të Maqedonisë (UOEM), TIK Dhoma e Tregtisë (MASIT), Federatës së Farmerëve të Republikës së Maqedonisë (FFRM).

Gjatë vizitës përfaqësuesit e institucioneve Shqiptare, ndër të tjerash do të kenë mundësi që të njihen nga afër me një nga modelet e rëndësishme të Qeverisë së Maqedonisë për thithjen e investimeve të huaja, siç janë Zonat e Zhvillimit Industrialë Teknologjikë (TIDZ).

Për të parë nga afër mënyrën se si ato funksionojnë, avantazhet që ofrojnë dhe lehtësitë që kanë krijuar, për këtë qëllim është parashikuar vizita në zonat zhvillimore industriale teknologjike Shkupi 1 dhe Tetovë. Maqedonia ka shtatë zona prioritare për investime ku kanë ngritur aktivitetet e tyre kompani prestigjioze europiane, por edhe amerikane. Përmend k tu s ”Joh so Co t ols”, ”V Hool”, ”P otek G oup”, etj. Avantazhet e zonave zhvillimore industriale teknologjike (TIDZ) janë: sigurojnë në mënyrë të vazhdueshme: energji elektrike, rrjet modern telekomunikacioni, ngrohje qendrore, sistem të lartë të sigurisë dhe monitorimit, avantazh përbën edhe regjimi fiskal, pasi iniciativat për investime në këto zona përjashtohen për një periudhë 10 vjeçare nga taksa 10% e korporatave, të ardhurave personale, nga TVSH-ja dhe detyrimet doganore. Ato ofrojnë akses të shpejtë drejt tregjeve evropiane etj. Zonat të tilla (TIDZ) ndodhen edhe në Bunarxhik dhe Shtip. Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia-Tirana & Prishtina shpreh bindjen se të tilla nisma që vijnë në bashkëpunim edhe me AIDA-n, në Tiranë do të shërbejnë që të krijohen urat të shumëta bashkëpunimi jo vetëm insitucionale, por edhe mes bizneseve private të dy vendeve.