Shumica e të anketuarve nuk e dinë se, cilat janë shtetet e Ballkanit. Disa në vend të emrit të tyre kanë shënuar thjeshtë IDK (Unë nuk e di), ca të tjerë thjeshtë kanë vënë një ‘smiley’, ndërkohë që nuk ishin të paktë ata që ‘hapësirat shtetërore ballkanike’ i kanë mbushur me fjalën “LUFTË”.
Të paktë ishin të anketuarit që ia dinin emrin ndonjë shteti në Ballkan, por edhe ata që vendosnin emrin e ndonjë shteti ballkanik, hapësira gjeografike nuk përkonte me emërtimin.
Në një nga përgjigjet është shkruar: “Këto janë shtete false”, por ka edhe nga ata që vizatuan zemra, duke shkruan “Më vjen keq, ju dua!”.
Edhe pse në hartën e ofruar Kosova ishte pjesë e Serbisë njëri nga të anketuarit ka arritur ta identifikojë Kosovën, duke e ndarë vetë me stilolaps.
Ndërsa në shtetet e Ballkanit në një anketë shkruhej, “Më vjen shumë keq, ju jeni të mrekullueshëm” .
Shumica e të anketuarve kishin njohuri të sakta për Italinë, Francën,Gjermaninë etj.