Një çantë e harruar pranë murit rrethues të Ambasadës amerikanë ka alarmuar policinë e Tiranës dhe stafin e Ambasadës për një bombë të mundshme. Por për fat të mirë alarmi ka rezultuar fals, pasi në çantë pas kontrollit të bërë nga specialistët e antiterrorrit janë gjetur vetëm ushqime.
Mësohet se telefonata nuk është kryer nga shërbimi i sigurisë së Ambasadës, pasi rreziku nuk ishte në territorin e tyre. Bëhet me dije se thirrja është bërë nga një qytetar i zonës, i cili ishte i shqetësuar për praninë e çantës në zonë.
Menjëherë në vendgjarje janë nisur forcat e policisë si dhe specialistët e antiterrorit, ku fillimisht është siguruar zona dhe pas kontrolleve ka rezultuar se kjo çantë nuk përbente rrezik për Ambasadën dhe qytetarët e “Rrugës së Elbasanit”.
Edhe pse kishte përfunduar kontrolli, personi i cili kishte harruar çantën nuk u bë i gjallë për ta marrë, ndoshta edhe shkak të efektit që shkaktoi kjo harresë.