Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore greke e lajmeve ka shkaktuar shok në opinionin publik. Sipas organeve greke përdhunuesi ka pohuar veprimet e tij para hetuesit.
Cdo gjë është zbardhur vetëm pas një tentative vetvrasjeje të një 16 vjeçareje në vitin e tretë, në një gjimnaz në një fshat pranë Selanikut. Atëherë është mësuar se 36-vjeçari, emri i të cilit nuk publikohet, përdhunonte vajzën e tij që në moshën 6 vjeç.
Skenat e frikshme ndodhnin kur gruaja e tij , nuk ndodhej në shtëpi. 36 vjeccari ka pohuar gjithashtu se ka qenë për një kohë të gjatë i papunë dhe kjo e ka shtyrë të alkoolizohej.
Ka qenë vajza e tij 16 vjeccare e cila duke mos duruar më të jetë pre e orekseve seksuale të vetë babait të saj për kaq vite, vajza ka prerë damarët dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në një prej spitaleve të qytetit.
I arrestuari është çuar në Gjykatën e Shkallës së Parë ku i është njoftuar akuza për joshje dhe përdhunim të mituri, për inçest të përsëritur në shkallë krimi, ndërsa i është komunikuar masa burg pa afat deri në daljen e tij në gjyq.