Renzi ka premtuar që do të përshpejtojë reformën ekonomike dhe politike, pasi largoi bashkëpartiakun Enrico Letta nga kryeministria.
Në moshën 39 vjeçe, ai do të bëhet italiani më i ri ndonjëherë që drejton qeverinë, duke e mundur për pak javë diktatorin fashist Benito Mussolini, kur kishte marrë asokohe pushtetin.
Renzi ka nisur takimin me presidentin Napolitano në pallatin presidencial në Romë, ndërsa pas takimit pritet të bëhet publik emërimi i tij në krye të qeverisë italiane.
Renzi është sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratikë, dhe kryebashkiak i Florence.
Ai ka paralajmëruar se brenda pak ditësh do të caktojë kabinetin e ri, ndërsa për këtë gjë ka nisur negociatat edhe me partnerin e koalicionit, nga krahu konservativ.
Mediet italiane sugjerojnë se i tërë procesi i kompletimit të qeverisë do të mbarojë deri në fund të javës, kurse Renzi më pas do të paraqesë veten dhe kabinetin e tij për votim në parlament.