Manifestues në Madrid kundër mbylljes së fabrikave të Coca-Cola-s

66

COCA COLAMijëra persona manifestuan sot në Madrid kundër mbylljes së katër ndër 11 fabrikat e Coca Cola-s në Spanjë, në kuadrin e një plani ristrukturimi që prek rreth 1 250 punonjës.

Manifestuesit mbanin parrulla ku shkruhej “As mbyllje, s pushime nga puna!”, “Bojkotoni Coca Cola-n” apo edhe ”Zero shkurtime”. Disa vinin nga qytete të tjera të Spanjës.
Duke sjellë si argument rrezikun për vijimësinë afatshkurtër të ndërmarrjes, Coca-Cola Iberian Partners, ndërmarrja e vetme e ambalazhimit të shumëkombëshes në Spanjë, u paraqitit në fund të janarit sindikatave një plan ristrukturimi që parashikonte mbylljen e katër nga 11 fabrikat në Fuenlabrada, pranë qyteteve Madrid, Palma de Majorka, Oviedo dhe Alikante.
Ristrukturimi prek rreth 1 250 punonjës, ose 30 për qind të efektivave. Rreth 750 vende pune do të mbyllen dhe 500 punonjës do të shpërndahen në fabrikat e tjera.
Të premten e ardhshme do të marrë fund afati legal i bisedimeve mes drejtorisë dhe sindikatave, por dialogu është ndërprerë sepse sindikatat kërkojnë tërheqjen e planit të ristrukturimit si kusht paraprak përpara çdo lloj bisedimi, gjë që drejtoria nuk e pranon.