Sipas kryeministrit, projekti për ndërtimin e kësaj rruge të rëndësishme për turizmin e vendit u bllokua për muaj të tërë nga qeveria e mëparshme, për shkak të borxheve ndaj kompanisë që do të kryente ndërtimet.
Rama tha se shlyerja e borxhit ndaj kompanisë është garantuar tashmë. Duke folur për projektin e qeverisë së mëparshme, Rama tha se ai është realizuar pa përgjegjshmëri urbane dhe mjedisore.
“Puna u bllokua me muaj të tërë nga borxhet e qeverisë së mëparshme dhe ku është vënë në zbatim një tjetër projekt skandaloz i qeverisë së mëparshme, pa asnjë përgjegjshmëri urbane e mjedisore.
Tanimë shlyerja e borxhit ndaj kompanisë është garantuar, puna ka rinisur dhe paralelisht do të punohet për përmirësimin sa më të madh të projektit.
Duam që kjo rrugë të jetë një tjetër shembull i prekshëm i Shqipërisë së rilindur përmes standardesh të reja sigurie dhe hijeshie urbane”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.