“Nëse Evropa është perceptuar si e njëanshme duke ushtruar presione të padrejta mbi Izraelin, ky fakt forcon pozicionin e palestinezëve dhe godet atë të Izraelit”, deklaroi Netanyahu.
“Unë mendoj se nëse Evropa mban paanshmërinë e saj dhe një pozicionim të balancuar, ajo do të ndihmojë shumë” për procesin e paqes, u shpreh ai.
Pas publikimit në 10 janar nga ana e Izraelit të tenderave për ndërtimin e më shumë se 1800 banesave në kolonitë e Cisjordanisë dhe Jeruzalemit Lindor, ambasadorët izraelitë në Britaninë e Madhe, në Francë, në Itali dhe në Spanjë u thirrën në Ministritë e Jashtme të këtyre vendeve, në shenjë proteste.
Franca ka “dënuar” njoftimin e dhënë nga Izraeli, një qëndrim vazhdimisht i riafirmuar nga Parisi në çdo njoftim të ri të zgjerimit të kolonive izraelite.