Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi ka deklaruar se ka disa pista hetimi për atentatet me eksploziv të ndodhura ditët e fundit në vend.
I pyetur nga mediat për shpërthimet e fundit, Didi theksoi se një nga problemet kryesore është shitja e paligjshme e kartave të telefonit.
Gjithashtu, Didi siguroi qytetarët se pavarësisht ngjarjeve të fundit kriminale, situata e sigurisë në vend është normale.
Deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi u bë pas takimit që zhvilloi me Avokatin e Popullit Igli Totozani.



