Basha: Atentati ndaj Fredo Berberit, akt terrorist

57

Lulzim-Basha-PD-deklaron1-565x413Kreu i PD, Lulzim Basha, ka vizituar në ambientet e Spitalit Ushtarak kryetarin e komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi, i cili mbeti i plagosur dje pas shpërthimit të makinës së tij me eksploziv, në qendër të Vlorës. Në fjalën e tij, Basha e cilësoi ngjarjen si një atentat të tipit terrorist, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje për Fredo Berberin dhe familjarët e tij.

“Dënoj në formën më të prerë dhe të ashpër këtë akt kriminal që ka goditur një banor të komunës Qendër dhe një personalitet të opozitës shqiptare, i cili bëhet shënjestra e dytë brenda pak javësh, pas një tentative të tillë ndaj kreut të Partisë Demokratike në Pogradec. Ftoj institucionet që të mobilizohen për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësive të personave shkaktarë, pasi ky është rasti i katërt brenda një kohe të shkurtër”, tha Basha.