Në një postim në Facebook, Berisha ka theksuar se 21 Janari është ngjarja më e rëndë në historinë e shtetit shqiptar në 80 vitet e fundit.
Postimi i plotë i Berishës
Të dashur miq, tre vjet më parë Edvin Kristaq Rama ndërmori sulmin e organizuar dhe të koordinuar kundër selisë së Këshillit të Ministrave për marrjen e pushtetit me dhunë. Ngjarja pati, sipas Edi Ramës, si shkak “bllokun e Ilir Metës” por shkaku i vërtetë i saj ishte etja e pashuar e Edvinit për të marrë pushtetin me dhunë. Më 21 janar të vitit 2011 banditë të paguar sulmuan për 5 orë me bomba molotov, gur, hunj, eksplozivë, selinë e Këshillit të Ministrave.
Edi Rama komandonte sulmin nga kullat binjake duke pritur me një megafon se do mund t`u fliste shqiptarëve nga ballkoni i zyrës së kryeministrit. Forcat e Rendit dhe ato të Gardës së Republikës mbrojten me vetmohim dhe heroizëm institucionet dhe rendin kushtetues. Në përleshjet që u zhvilluan atë ditë pati kater viktima dhe dhjetera e dhjetera police, gardiste e qytetare te plagosur. Duke shprehur edhe nje here ngushellimet e sinqerta per viktimat, denoncoj 21 janarin si ngjarjen me te rende ne historine e shtetit shqiptar ne 80 vitet e fundit. sb