Prishjen e tyre ish kryeministri e ka cilësuar si një akt kriminal të një paranojaku që hedh në erë shtëpitë, pronat, lokalet e qytetarëve dhe së bashku me to, Kushtetutën, ligjet, gjykatat, hipotekat e vendit,vetëm e vetëm se kështu i thonë në mendjen e tij të sëmurë zërat e brendshëm të urrejtjes për Shqipërinë reale dhe për kënaqësinë shpirtërore që i sjellë atij shkatërrimi.
“Të dashur miq, në një tjetër akt Rama – Kokëdhima, me operacionin e koduar “biri i bregut” prishën gjithë këto ditë në Dhërmi dhjetëra e dhjetëra hotele, lokale, shtëpi, të ndërtuara në tokë e pronë private të regjistruara në hipotekë. Shumica dërrmuese e këtyre ndërtesave janë ndërtuar nga emigrantë, që pas 20 vitesh filluan të zhvillojnë pronat e tyre. Në tërësi janë ndërtime me leje të dhëna në përputhje me masterplanin e financuar nga Banka Botërore dhe planin urbanistik të zonës.
Ky është një akt kriminal i një paranojaku që hedh në erë shtëpitë, pronat, lokalet e qytetarëve dhe së bashku me to, Kushtetutën, ligjet, gjykatat, hipotekat e vendit, vetëm e vetëm se kështu i thonë në mendjen e tij të sëmurë zërat e brendshëm të urrejtjes për Shqipërinë reale dhe për kënaqësinë shpirtërore që i sjelle atij shkatërrimi. Në krye të operacionit shkatërrimit në prapaskenë është kapomafja e PS, Kokëdhima. Qytetarë e qytetar ajo që po ndodh në Vlorë mund të ndodh me çdo shtëpi, lokal, pronë tjetër në çdo skaj të vendit. Mos harroni se prishja e ndërtimeve me leje të rregullt, pa një proces ligjor shpronësimi apo vendim të formës së prerë të Gjykatës përbën, pas ekzekutimit pa gjyq të qytetarëve, aktin më ekstrem të pasigurisë ligjore në një shtet policor. Vetëm protesta e përgjithshme popullore mund ti ndal dorën Edi Ramës, energjia negative e të cilit po rrënon vendin”, shkruan Berisha në Facebook.