Viktimat sipas policisë janë Astrit Gjepali dhe Halil Fici, dy emra të njohur të botës së krimit, të dy nga Durrësi. Paraprakisht deklarohet se objekt i atentatit ka qenë Gjepali, autor i te paktën 5 vrasjeve, mes te cilave dhe ajo e një punonjësi policie në shërbim. Astrit Gjepali ishte dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata e Durrësit për krimet e vitit ’97 dhe po kthehej pas një leje disaditore në vendin e kryerjes së dënimit, por mbi automjetin me të cilin udhëtonte është qëlluar me breshëri automatiku.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbetur të plagosur edhe dy persona që ndodhen në spitalin e Durrësit, një prej të cilëve deklarohet të ketë qenë në automjet. Ai mendohet se është djali i Halil Ficit, ndërsa tjetri një person i rastësishëm që nuk ka lidhje me ngjarjen. Halil Fici i njohur si nje nga drejtuesit e bandës se Ben Camit i akuzuar për trafik e shpërndarje narkotikësh në Itali. Policia ka ngritur postoblloqe të shumta në rrugën nacionale, por ende nuk ka të dhëna për autorët.
Mbi 20 plumba jane derdhur në automjetin e dy te burgosurve që po ktheheshin pas lejes në burg. Dyshimet e policisë lidhen me ndonjë hakmarrje të mundshme pasi njëri prej viktimave, Astrit Gjepali njihet për një histori kriminale dhe vrasje. /tch