Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë ndaj Shqipërisë dhe nënvizoi vullnetin për zgjerimin e investimeve kanadaze nga Shqipëria në të gjithë rajonin.
“Kanadaja është një partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë”, u shpreh Meta. Ambasadori i Kanadasë z. Mc Govern pasi i vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe si të shkëlqyera, vuri në dukje se Kanadaja përbën burimin më të madh të investimeve në Shqipëri, duke theksuar njëkohësisht vullnetin për rritjen e mëtejshme të tyre. Gjithashtu Ambasadori shprehu gatishmërinë për forcimin e shkëmbimeve parlamentare, dhe ndau bindjen me z. Meta se ato përbëjnë një dimension të rëndësishëm të marrëdhënieve bilaterale. Në përfundim. Kryetari Meta dhe Ambasadori Mc Govern ndanë bindjen se komuniteti i mirë-integruar dhe i kualifikuar shqiptar në Kanada përbën një urë të shkëlqyer bashkëpunimi mes dy vendeve.