Irlandë e Veriut, ngecin negociatat për paqen

62

Irlanda e VeriutPas 18 orë negociatash, partitë kryesore të veriut të Irlandës, nuk kanë ranë dakord midis tyre, duke mos fiksuar dot asnjë datë për një rinisje të bisedimeve.

“Do të ishte mirë të dilnim nga kjo natë, duke ju thënë që 5 partitë e kanë nënshkruar tekstin, por nuk ja kemi dalë akoma”, – ka deklaruar diplomati amerikan Richard Haass, garantuesi i këtyre negociatave.

Diskutimet midis komunitetit katolik dhe protestant të Irlandës së Veriut kanë si synim uljen e tensioneve në provincë. Viti 2013, ka qenë një nga vitet më të dhunshme që prej kryerjes së marrëveshjeve të paqes të vitit 1998. Protestat kanë pasur si shkak prezencën e flamurit britanik në një hotel në Belfast. Janë vendosur gjithashtu disa bomba, ku njëra prej të cilave është vendosur në kryeqytetin Belfast, vetëm pak orë para Krishtlindjes.