Vrasja e Markut ndodhi rreth orës 20:40 gjatë operacionit të dytë, që policia ndërmori për kapjen e tij, duke rrethuar lagjen Kënetë, ku Marku fshihej.
Ky i fundit tentoi sërish të vriste një tjetër polic, për të çarë rrethimin e RENEA-s dhe forcave të policisë së komisariatit të Durrësit, që i bënë thirrje për t’u
Që ditës së djeshme forcat e policisë intensifikuan përpjekjet për zbulimin e vendndodhjes së Markut.
Vetëm sot në orë të vona ata zbuluan se ai gjendej në një banesë me numër 17/1 në lagjen Kënetë të Durrësit, jo larg banesës së tij.
Gazmir Marku kishte zënë vend pas një pirgu dheu dhe kishte hapur zjarr duke tentuar të vriste një efektiv të policisë.
Në këtë moment është hapur zjarr ndaj tij nga disa forca policie, duke bërë të mundur eliminimin e tij.
Marku plagosi me automatik oficerin e Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Durrës, efektivin, Agron Halilaj, i cili ishte pjesë e një patrulle, e cila kishte shkuar për të kontrolluar banesën e tij. /Shqiptarja.com/