Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë

68

polici plagosurSipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet me dije se në orën 01:15 minuta ka ndodhur një përplasje me zjarr mes policisë dhe një personi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës. Burimet raportojnë se oficeri i policisë, kishte shkuar në banesën e shtetasit Shpëtim Ndredodës, kur ky i fundit ka qëlluar me armë tip automatiku në drejtim të patrullës së policisë.

Nga breshëria e armës, ka mbetur i plagosur oficeri i policisë, Agron Halilaj. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit në repartin e kirurgjisë. Mjekët e spitalit pohojnë se gjendja shëndetësore e oficerit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se shtetasi Gëzim Ndredoda, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Autoritetet lokale kanë ngritur postblloqe në zonën e ish-Kënetës dhe në autostradë.

Ndërkaq ata po vijojnë hetimet për arrestimin e autorit të ngjarjes.

/