Projeksioni i buxhetit për vitin ardhshëm është 2,86 miliardë euro, rreth 7 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti. Me këtë buxhet parashikohet rritje ekonomike prej 3,2 për qind, inflacion prej 3,3 për qind dhe deficit të parashikuar prej 3,5 për qind.
Opozita për pesë ditë debate theksoi se buxheti është joproduktiv dhe përmban vetëm interesa të Qeverisë, dhe nuk është në interes të qytetarëve të vendit. Nga 684 amendamentet e propozuara nga deputetët e opozitës janë pranuar vetëm 5 prej tyre.
Ministri i Financave, Zoran Stavrevski deklaroi se buxheti për vitin 2014 mundësonë rritje ekonomike më dinamike përmes realizimit të investimeve kapitale, që janë 11 për qind më shumë se gjatë këtij viti, do të ruajë stabilitetin sociale përmes rritjes minimale të pensioneve dhe ndihmës sociale si dhe do të rris subvencionet me një vlerë prej 140 milionë euro.