Në raport evidentohet rritja e kriminalitetit gjatë këtij viti duke shtuar se 4 vepra penale ndodhin brenda një ore, shumica e tyre për shkak të konflikteve për pronësinë.
Gjithashtu në raportin e Komiteti i Helsinkit theksohet se gjatë këtij viti kanë ndodhur edhe 95 vepra penale në ditë ndërsa janë vrarë 19 gra si dhe janë rritur aksidentet.
Komiteti shton gjithashtu se është lëkundur besimi ndaj drejtësisë për proceset gjyqësore dhe sidomos për proceset e bujshme si “Dajti”,”Gërdeci”, dhe”21 Janari”.
Më tej në raport thuhet se ka ankesa të shumta edhe ndaj sjelljes së prokurorëve ndërsa shton se shqetësues mbetet trajtimi i shqiptarëve në pikat e kalimit kufitar, siç janë ato me Greqinë.