Beyonce vazhdon të shfaqet në një formë të admirueshme, gjatë turit të saj ‘Mrs Carter World Tour”. Ajo ka interpretuar kësaj radhe në “United Center” të Çikagos e mirëpritur dhe e duartrokitur fuqishëm nga admiruesit e saj, që kishin mbushur sallën. Interpretimi skenik ka tërhequr vëmendje dhe nëpërmjet veshjes së këngëtares, ku xhaketa e qepur në mënyrë artizanale dhe e stolisur me argjend, u cilësua si një vepër arti.







