Nuk ndjehem mirë, veçse kur jam vetëm
Vetmitarë me tendenca asociale, nuk duan veçse të rrinë në shoqërinë e tyre. Nuk duan të takohen me njeri dhe kanë dëshirë të qëndrojnë vetëm në shtëpitë e tyre: nëse për disa ky imazh është diçka e papërballueshme, për vetmitarët, s’është veçse një ideal jete.
Po përse ?
Në shoqërinë e ‘hiperkontaktit’, vetmitarët ngjallin admirimin tonë, nga thjeshtësia e tyre për autonomi. Pavarësia e tyre, shfaq një forcë të madhe karakteri, me kusht që ajo të jetë e ndërthurur me momente shoqërizimi. Në rast të kundërt, sjellja e tyre inkuadrohet brenda fobisë sociale.
Një ndjesi vetëmjaftueshmërie
Melani, 35 vjeç, është beqare. Përkthyese, ajo kalon shumicën e kohës së saj, vetëm. Një zgjedhje, për të cilën ajo thotë, se është e kënaqur dhe krenare : « Kjo provon se unë nuk kam nevojë për njeri ; » Kompleks superioriteti ? Sidoqoftë, një formë vetëmjaftueshmërie, që i ka rrënjët në fëmijëri: nëse më kanë thënë që unë jam më inteligjenti, më i forti….përse duhet të shkojë drejt të tjerëve, që nuk mund të më sjellin asgjë ?
Kur edukimi, nuk u ka mësuar shijen e ndarjes së gjërave dhe zbulimin e tjetrit, fëmija zhvillon një egoizëm, që mund të manifestohet, nëpërmjet izolimit. Në terma afatgjatë, ai rrezikon të vuajë sindromën e hipokritit : çdo takim i ngjall frikë, se mos ‘demaskohet’ për tu shfaqur në gjithë banalitetin e tij dhe izolimin.
Një ankth social
Sipas psikiatrit dhe psikoterapistit Frédéric Fanget, « askush s’mund të jetë i vetëmjaftueshëm me vetveten ». Këto nuk janë veçse argumente racionale, që vetmitarët kërkojnë, nga refuzimi për të pranuar, arsyen e vërtetë të izolimit të tyre: frikën nga të tjerët. »
Një ankth social, që mund të jetë gjenetik, thotë Frédéric Fanget, i cili është fokusuar mbi studimet shkencore të kryera në SHBA, pas fëmijëve me sjellje antisocialë. Ose një ankth edukativ, konfirmon Stephane 42 vjeç : « Në shtëpinë tonë nuk prisnim njeri. Prindërit e mi ishin mbyllur rreth vetvetes në çift ». Stephane, ka zhvilluar një mosbesim të ekzagjeruar ndaj të tjerëve : « Kur prindërit ju thonë dhe ju tregojnë, se nuk duhet ti zini besë askujt, ju shndërroheni në individualistë ! »
Një kujtim traumatik
Kjo sjellje, mund të jetë gjithashtu pasojë e një ngjarjeje traumatike. Amelle, 33 vjeç, atëherë një adoleshente e rezervuar, ka përjetuar rreptësinë e një profesori, që e detyronte të dilte në dërrasë të zezë dhe tallej me të, kur shikonte se, ajo nuk përgjigjej dot. Sot, Amelle, që merret me agrikulturë, thotë se është e lumtur me jetën e saj të « vetmuar ». Shpjegimet e Frédéric Fanget : « Kur eksperiencat e para të përballjes ndaj të tjerëve, rezultojnë me dështime ose poshtërime, ato mund ti lenë vendin më vonë sjelljeve të tilla shmangëse. »
Ankth ndaj prishjes së marrëdhënieve
Është një evitim, nga këto vetmitarë të cilët janë të ndërgjegjshëm për personalitetin e tyre vartës emocional. « Shmangja për të krijuar lidhje, shndërrohet në një mënyre, për ti ikur riskut të rënies në gjendje vartësie », tregon Frédéric Fanget. « Ajo çka i krijon ankth, është ideja se mund të humbasin tjetrin, personin që mund të lidhen.» Më mirë të qëndrojnë vetëm, se sa të përjetojnë dhimbjen e një eksperience të mëparshme : ndarje me mamanë, hidhërim vdekjeje, ose lidhjeje dashurore, etj.
Ç’duhet bërë ?
Terapisti i besimit në vetvete Frédéric Fanget, i cili mbështetet mbi praktikat e psikoterapisë, propozon disa mënyra, për ti dhënë fund frikërave dhe për tu hedhur në veprim.
Shkoni drejt të tjerëve
Sa më shumë i arratiseni daljeve, aq më shumë do të ndjeheni në ankth, për të takuar njerëz të tjerë dhe do të vlerësoni akoma më tej, vetminë. Pushoni së qënuri pasiv. Merrni iniciativën të hyni në marrëdhënie me të tjerët. Guxoni! Filloni duke u ‘trajnuar’ pranë personave, që keni besim. Ecni më tej, paraprijini thirrjeve të tyre, propozoni takime, çlirohuni nga shpjegimi i përpjekjeve tuaja. Frymëzohuni nga teknikat, që ato përdorin, për tu futur në marrëdhënie.
Kthehuni drejt së jashtmes
Cilado që të jetë arsyeja e frikës suaj kundrejt të tjerëve, ajo ju jep arsyen të jeni shënjestra e të gjitha gjykimeve, kur ju ndodheni në një grup. Për ti dhënë fund këtyre shqetësimeve, duhet të mësoni të « dilni jashtë rrethit » : të interesoheni paraprakisht mbi botën, për të tjerët, bëjuni pyetje….e thënë ndryshe, hapuni, për të mos u fokalizuar vetëm mbi vetveten.
Këshilla mjedisit rrethues
Mos i zini besë paraqitjes së tyre. Ai ju thotë, se preferoj të rri vetëm? Rrini me të, ftojeni, bindeni të dalë. Flitini për ankthet tuaja, apo eksperiencat e ndjesisë së turpit. Kjo do ta ndihmojë të relativizojë dhe të shohë, se nuk është i vetmi, që ndjen këtë frikë. Shprehini miqësinë tuaj, ose besimin tuaj tek ai, pa hezituar, në mënyrë për ta inkurajuar.
Dëshmi
Karol, 38 vjeç, grafiste: “Mësova të socializohem”. Kur isha fëmijë kisha dëshirë të rrija vetëm, të shpikja histori, ose të shkruaja. Më quanin ëndërrimtare, të pavarur. E shikoja këtë si një lloj lavdërimi. Problemet, mu shfaqën më vonë. Duke dështuar në karrierën time si dizenjatore e pavarur, kërkova punë në një pab….atje, dështimet vijuan, pasi isha e paaftë të funksionoja në grup! Mbi planin personal, nuk ndjehesha e mërzitur. I kisha zili ato, që rrinin të rrethuar me miq. Ndërmora një psikoterapi sjellje. Falë ushtrimeve shumë të thjeshta, si psh. të jepja dorën para se, të më përshëndesnin, të hapja krahët për të mirëpritur dikë, t’ju qeshja të panjohurve, korrigjova tërë sjelljen time dhe zakonet, që dëshmonin izolimin tim. Fillova të mësoj, se si të shoqërizohem. U ndërgjegjësova që kjo pavarësi, që kujtoja se ishte zgjedhja ime, më ishte ‘imponuar’: vajzë e vetme, prindërit e mi, që edhe ato kishin shumë pak miq, më mbronin në mënyrë të ekzagjeruar. Dhe unë, që vetëkënaqesha me këtë guaskë. Sot, unë shijoj ditët në punë dhe mbrëmjet në mes miqsh. Është një çlirim i vërtetë!
Marrë nga psychologies.com
Autor Anne-Laure Gannac