Letër nga çmendina

63

reldar-dedaj-620x330Nga Reldar DEDAJ

Nëse e kërkojmë një lider në vendin e gabuar, nuk do ta gjejmë kurrë shtetin. Nëse nuk pyesim se cilat janë kushtet që na nxisin dhe pengojnë organizimin e një populli të gjejë për drejtimin e tij një lidër të denjë, me siguri nuk do ta kuptojmë kurrë problemin e shkaktuar në zhvillimin dhe shndërrimin e shtetit. Nëse nuk kuptojmë që ky çorganizim idesh dhe mendimesh që na udhëheq për të gjetur një përfaqësues zyrtar për interest tona, do ta humbim fillin që na çon drejt natyrës së qeverisë.

Vendi i gabuar për kërkim, siç e pamë, është fusha gjoja shkakësore e këtyre ideve që na kanë hedhur tashmë prej kohësh në një tabor gjykimesh dhe paranojash për të pasur një lider apo për ta hedhur poshtë një model tjetër lideri. Ndoshta ky është një shkrim pak i komplikuar për nga vetë natyra e tij, për faktin e thjeshtë se koncepti i liderit në mendjen time është shumë i gjerë dhe për më tepër në disa syresh akoma edhe më shumë specifik. Megjithatë, ashtu, dalëngadalë si një foshnje e vogël që porsa ka filluar të ecë, do të mundohem të portretizoj një tipar të dukshëm të konceptit të liderit.

Mendoj se lideri nuk krijohet si një rezultat i drejpërdrejtë i kontakteve organike; sikundër foshnja ngjizet në miter, e as nga synimi i drejtpërdrejtë e i vetëdijshëm, siç shpiket një makineri dhe as nga një shpirt i strukur përbrenda, qoftë ky edhe hyjni. Kur kërkojmë origjinën e një lideri në burime të tilla, një shqetësim realist për gjërat e mbledhura na shtyn tekefundit  në përfundimin se nuk kemi gjetur asgjë tjetër përveç disa, apo një personi të veçantë, që mund të lidhet me disa përemra vetorë, aij, ajo, ne, ju.

Atëherë do të detyrohemi, nëse nuk e kemi gjetur, të kërkojmë shpetim tek perëndia, të ndajmë mendjen që lideri ka lindur nga një mit dhe mbahet në këmbë nga paragjykimi. Por, ndoshta për dikë, ky sikicim edhe mund të konsiderohet krejtësisht i gabuar. Në Shqipëri ka filluar një emision televiziv, që çdo të premte ka marr si barrë të analizojë kryeministrin shqiptar Edi Rama. Unë jam thellësisht i bindur, se ky kryeministër është aq i çmendur sa edhe unë, apo dikush tjetër që e pandeh vetveten si normal. Psikoanaliza na ka treguar prej kohësh tashmë, se sa më shumë t’i afrohesh njeriut, aq më i sëmurë do të duket. Pra në vetvete çdo njeri qenka i sëmurë, obobobo çfarë ankthi! A thua duhet të jetë edhe Sali Berisha, nuk e di se ai është mjek, po Arjan Çani, nejse për këtë s’është problem se nuk na prish punë.

Nëse një ditë dikush mund të pyesë se si mund të imagjinoni një lider model, perfekt. Ju në kokë me siguri mund të keni disa lidër të tjerë që sakrifikuan gjithçka për njeriun, që dashje –padashje u kthyen si mishërimi i drejtësisë, vullnetit të paepur, vetsakrifikimit për njerëzimin, idealin e së mirës. Të tillë ishin Krishti, Muhameti, Mojsiu etj. Pati liderë të fuqishëm që në luftën për pushtet zunë vendin e kreut jo aq në sajë të mirësisë apo të shenjtërisë, por në sajë të aftësive, vullnetit, intelektit e së bashku me to të etjes për pushtet, që kombeve të tyre ju dhanë lavdinë, por edhe shkatërrimin, fitoren por edhe disfaten, pasurimin por edhe diktaturën. Të tillë ishin Kromuelli e Napoleoni, Neroni e Kligula, Xhenxhis Khani e Stalini, Hitleri e Pjetri i Madh. Në pushtet pra kanë ardhur të aftë dhe të paaftë.

Kështuqë skicimi i Edi Ramës, nuk mund të na ngjajë me asnjërin nga këta. Së pari, edhe në rastin e liderit më te keq, atëbotë flitej për burrë shteti. Ndërsa sot, mund të flasim thjeshtë për një politikan. Kjo e gjitha për vetë specifikën që ka marr jeta. Megjithatë, ky program televiziv që nuk po ndalet dhe për më tepër i është mbushur mendja se po bën një gjë të madhe, po rreket vazhdimisht për t’i bindur shqiptarët që kryeministrin që kanë zgjedhur një milion votues, është një dështim i madh.

Ndoshta këtu edhe mund të ketë të drejtë. Gjithsesi, më mirë se koha nuk ka forcën për ta parashikur kush. Sot, po ju them nja dy fjalë të gjithë atyre që e kanë merak këtë punë. Së pari mos e pengonni veten duke u marr me ide të tilla si, Edi Rama ka pasur sukses vetëm nga faktorë jo-stabël, që mund të jenë; si shansi, shfrytëzimi i situatës, lodhja e Berishës, apo ndoshta konsumimi tetë vjeçar i tij në qeverisje. Jo, e keni shumë gabim. Fitorja e Ramës bazohet vetëm në aftësitë personale të tij, të një lideri që e ka lidh jetën me ketë popull dhe që tenton të bëjë më të mirën për të, edhe pse elektricisti Ilir Meta po tenton vazhdimisht me i fik dritat. Duke harruar se Edi Rama është një besim i popullit dhe vetëm i popullit.

Tani u lodha edhe vetë duke shpjeguar gjëra të tilla. Fjala ime e fundit, është kjo: Edi Rama përpara përmbajtjes që ju po tentoni ta shkallmoni, është mbartës. Gjë të cilën asnjëri nga ju surretër nuk ka këllqe të jetë një ditë. Suksesi jo gjithmonë ka qenë me më të mirin, as me të drejtin, por ka ndodhur shumë rrallë që edhe të jetë me të dyja këto. Ndoshta sot, si asnjëherë tjetër. Fund!