Qeveria diskuton sot buxhetin e 2014-s

56

ministrat-510x339Kryeministri, Edi Rama do të mbledhë sot Këshillin e Ministrave, ku pritet të miratohet buxheti për vitin 2014, i cili do të shoqërohet edhe me paketën fiskale.

Për hartimin e buxhetit janë konsultuar edhe partnerët ndërkombëtarë: Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Jo shumë kohë më parë, BB-ja paraqiti një raport me rekomandime në 13 sektorë të ndryshëm socialë dhe ekonomikë. Përmbushja e këtyre pikave përbën një kusht për marrjen e një huaje, aq të nevojshme për Qeverinë në mënyrë që të rimëkëmbë financat.

Pritet që BB-ja të japë një hua prej 100-200 milionë dollarë për vendin tonë. Por për të marrë këtë hua duhet që Qeveria të japë prova për një menaxhim të mirë të situatës financiare, raporton “Shqiptarja.com”. Hartimi i buxhetit, përveçse me partnerët ndërkombëtarë, duhet diskutuar edhe me grupet e interesit.